LAJMI I FUNDIT:

Mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Ukrainë

Mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Ukrainë

Në Ukrainë po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare pasi presidenti i vendit Volodymyr Zelensky kohë më parë shpërndau Parlamentin.

Sipas sistemit zgjedhor në Parlamentin prej 450 vendesh të emëruar “Verkhovna Rada”, thuhet se 225 deputetë do të hyjnë nga lista e kadidatëve të partive politike, ndërsa pjesa tjetër e deputetëve nga lista e “zonave zgjedhore”.

Në Krimenë nën kontrollin e Rusisë dhe në rajonin Donbas nën kontrollin e separatistëve, nuk do të hapen qendra votimi në gjithsej 26 zona. Për shkak se në këto rajone nuk do të zhvillohen zgjedhjet, deputetët do të zgjidhen nga 199 rajone.


Në zgjedhje për partitë garuese do të zbatohet pragu zgjedhor prej 5 për qind.

Sipas informacioneve të fundit të njoftuara nga Komiteti Qendror i Zgjedhjeve të Ukrainës, në zgjedhje do të garojnë 2.746 kandidatë nga lista e 22 partive politike. Ndërsa për listën e 199 rajoneve zgjedhore, do të garojnë 3.085 kandidatë, edhe si partiake dhe të pavarur.

Sipas sondazheve, Partia “Shërbyesit e Popullit” të Zelensky-t pritet të marrë 49.5 për qind të votave, Platforma Pro-Ruse e Opozitës për Jetë 10.5 për qind dhe partia Solidariteti Evropian i ish-presidentit Petro Poroshenko 7.7 për qind.

Gjithashtu edhe Partia “Atdheu” e ish-kryeministres Yuliya Timoshenko dhe partia “Zëri” e solistit të grupit të rockut Okean Elzi, Svyatoslav Vakarchuk pritet të kalojnë pragun zgjedhor prej 5 për qind.

Ndërkohë bëhet e ditur se partia e Zelensky-t për formimin e qeverisë mund të bëjë koalicion me partinë Vakarchuk ose me partinë e ish-kryeministres Timoshenko.

Volodymyr Zelensky fitoi 73.22 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në maj dhe menjëherë pas marrjes së detyrës ai nënshkroi dekretin me të cilin shpërndau Parlamentin dhe organizimin zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 21 korrik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori