Ish-rektori i Universitetit të Prizrenit Mazllum Baraliu dhe sekretari i përgjithshëm i këtij institucioni Adem Sallauka janë liruar nga akuza për shpërdorim detyre.
Gjykata Themelore në Prizren dënoi me 1 vit burg me kusht, të akuzuarin e tretë të këtij procesi, zyrtarin për Buxhet e Financa të UPZ-së Halim Hazirajn.
“Të akuzuarit Mazllum Baraliu dhe Adem Sallauka lirohen nga akuza për shkak se nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen. I akuzuari Halim Haziraj shpallet fajtor për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Të njëjtit i shqiptohet dënimi me kusht në kohëzgjatje prej një viti i cili nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen brenda dy vjetëve ndonjë vepër tjetër penale”, tha kryetari i trupit gjykues Skender Çoçaj.
Hazirajt gjykata ia ndaloi për dy vjet ushtrimin e funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.
I akuzuari Halim Haziraj pas shpalljes së aktgjykimit paralajmëroi se do të ushtrojë ankesë në Gjykatën e Apelit.
“Dënimin e vlerësoj të padrejtë, unë jam në këtë procedurë zyrtari i vetëm që kam qenë i akuzuar, të dy të bashkakuzuarit kanë qenë eprorë të mi dhe është absurde të pretendosh se është larguar nga puna një ish prorektor, një ish ushtrues i detyrës së rektorit, një ish profesor i asocuar pa dijen dhe pa lejen e tyre dhe me fajin tim. Natyrisht që do të bëj ankesë”, tha Haziraj.
Sipas aktakuzës, Baraliu, Sallauka e Haziraj prej muajit tetor 2011 deri në tetor 2013 duke shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe autorizimet e tyre nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare duke i shkaktuar dëm profesorit të Universitetit Enver Sopjani, të cilit ia kishin shkëputur marrëdhënien e punës.
Përkundër se i dëmtuari kishte kontratë pune si profesor të lëshuar nga Universiteti i Prizrenit, prej datës 10.06.2011 deri me 09.06.2014, të akuzuarit pasi ia kishin ndërprerë kontratën nuk e kishin zbatuar vendimin e Ministrisë së Arsimit i cili është definitiv në procedurë administrative.
Lirimin nga gjykata, duke e konsideruar veten mik të saj, Mazllum Baraliu e kërkoi dje kur paraqiti me shkrim fjalën e tij përfundimtare. /KALLXO.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles