Max Verstappen e mbyll me fitore sezonin që e dominoi nga fillimi deri në fund dhe theu shumë rekorde

Me Çmimin e Madh të Abu Dhabi në pistën e Yas Marina, është mbyllur vitit 2023 në Formula 1.
Kampioni i shpallur prej disa javësh, Max Verstappen dominoi edhe në garën e fundit të sezonit duke triumfuar në Lindjen e Mesme dhe duke koleksionuar triumfin e 19 sezonal nga 22 gara në total.
Një dominim total i holandezit dhe RedBullit që mbyllin kështu një tjetër vit mjaft të suksesshëm.
Ndërkohë, sa i takon garës, Charles Leclerc e mbylli në vendin e dytë. Megjithatë, ky sukses i pilotit nuk i mjaftoi Ferrarit që ta mbyllte në vendin e dytë garën për konstruktorë.
Një pozicion që në fund i përket Mercedesit teksa në pistën e Yas Marina, dy pilotët e skuderisë gjermane, Russell dhe Hamilton e mbyllën garën respektivisht në vend të tretë dhe nëntë.
Klasifikimi përfundimtar i pilotëve
Verstappen 575 pikë
Perez 285
Hamilton 234
Alonso 206
Leclerc 206
Norris 205
Sainz 200
Russell 175
Piastri 97
Klasifikimi përfundimtar për ekipe
Red Bull 860 pikë
Mercedes 409
Ferrari 406
McLaren 302
Aston Martin 280
Alpine 120
Williams 28
/Telegrafi/



















































