Matuidi mund të luajë, nuk ka pësuar lëndim të rëndë

271:"TURIN, ITALY - MARCH 12: Blaise Matuidi of Juventus controls the ball during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Juventus and Club de Atletico Madrid at Allianz Stadium on March 12, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images) 12:"Getty Images
Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi, ka insistuar se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë kundër Ajaxit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Francezi ka lënduar pulpën e këmbës në barazimin 1-1 me skuadrën holandeze, e cila gjë kishte shkaktuar shqetësime për stafin e ekipit italian.
Megjithatë, pas ndeshjes për Sky Sport Italia mesfushori kampion bote me Francën deklaroi se "Do të jem mirë dhe i pushuar".
Ndërkohë, 32-vjeçari nuk do të rrezikohet për ndeshjen e fundjavës kundër skuadrës së SPAL-it.
Ndryshe, futbollisti deri më tani është paraqitur në 58 raste për bardhezinjtë dhe ka shënuar gjashtë gola. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































