Përherë bebes jepjani gjirin “problematik”
Fryrja e gjirit me qumësht mund të çojë në mastit i cili shpesh shënon fundin e të ushqyerit të foshnjës me gji, për këtë shkak duhet ta pengoni me kohë.
Mastiti shpesh është i shoqëruar me temperaturë të lartë, dhembje në gjinj, me ndjenjë dobësie. Shfaqet në javët e para pas lindjes, ndonëse mund të ndodhë kurdoherë gjatë laktacionit.
Për ndryshim nga fryrja e gjirit dhe ndërprerja e qumështit, mastiti shfaqet në njërin gji dhe zakonisht përfshihet vetëm një pjesë e gjirit, transmeton Telegrafi.
Përse shfaqet mastiti?
Fryrja e gjinjve dhe çarjet në lëkurë janë dy faktorë kryesorë të shfaqjes së mastitit. Deri te fryrja e gjinjve më së shpeshti ndodh nëse bebja nuk thith mjaftueshëm apo nuk ka pozitë të mirë për të thithur qumësht. Mund të ndodhë që bebja të thithë më pak se më parë ose të thithë vetëm nga njëri gji.
Pauzat e gjata në ushqimin e bebes me gji gjithashtu i kontribuojnë fryrjes së gjirit: nëna e lodhur e cila nuk mund të fle gjumë mjaftueshëm e përpunon vetëm nëse bebja fle 5 ose 6 orë pa u zgjuar, por shpesh ndodh që më pas gjinjtë bëhen të fortë dhe të tendosur.
Sytjenat e ngushta gjithashtu mund t’i kontribuojnë fryrjes së gjinjve. Ndërprerja e përnjëhershme gjithashtu mund të jetë shkaktar i mastitit.
Rreziku nga rishfaqja e mastitit është shumë më i madh te gratë të cilat tashmë janë përballur me këtë problem derisa kanë ushqyer me gji fëmijën e mëparshëm, andaj është i nevojshëm një kujdes më i madh!
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/09/mother_breastfeeding_feature.jpg)
Ju mund të parandaloni mastitin në disa mënyra:
1. Ushqeni fëmijën me gji për dy orë ose më shumë: jepini fillimisht gjoksin “problematik” sepse fëmija thith më fort kur është i uritur.
2. Ushqeni foshnjën me gji në pozicione të ndryshme, për të nxitur zbrazjen e të gjitha pjesëve të gjirit.
3. Zbrazni butësisht një sasi të vogël qumështi përpara se të ushqeni, gjë që do të zbusë areolën dhe do ta bëjë më të lehtë vendosjen e fëmijës në gji.
4. Hiqni sytjenat e ngushta.
5. Vendosni kompresa të ngrohta në gji përpara dhënies së gjirit ose mjeljes, dhe kompresa të ftohta pas dhënies së gjirit.
6. Flini kur foshnja fle, kërkoni ndihmë nga familjarët për detyra të tjera.
Masazh i gjirit dhe mastiti
Masazhi i gjirit duhet të jetë i butë, në mënyrë që indi të lirohet pak me majat e gishtave dhe gjoksi të mos traumatizohet. Dushi me ujë të ngrohtë ose kompresa të ngrohta mund të ndihmojë në zbrazjen e gjoksit. Mos vendosni kompresa të ngrohta mbi thithkë, sidomos jo të lagura! Ndërsa jeni duke pushuar, kompresat e ftohta do t’ju kënaqin.
Plagët e thithkave rrisin rrezikun e mastitit infektiv. Lani duart me sapun dhe ujë dhe ndërroni rregullisht jastëkët e gjoksit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Pesë gjëra që femrat duhet t’i bëjnë pa frikë në shtrat!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/n-bed-at-home-GUSF06408-780x439.jpg)
Pesë gjëra që femrat duhet t’i bëjnë pa frikë në shtrat!
![Gjithçka që duhet të dini për shtatzëninë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/pregnancy-780x439.png)
Gjithçka që duhet të dini për shtatzëninë
![Ndërthurje e stilit dhe tendencave: Këto dama me veshjet e tyre të veçanta lanë nam në Paris](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/785-0-67a2354a767.jpg)
Ndërthurje e stilit dhe tendencave: Këto dama me veshjet e tyre të veçanta lanë nam në Paris
![“Pixie Dust”: Trendi i thonjve që po preferohet më shumë se kurrë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/PIXIE-DUST-NAILS-150523.jpg)
“Pixie Dust”: Trendi i thonjve që po preferohet më shumë se kurrë
![Pse duhet të flini pa të brendshme dhe si ndikon në shëndetin tuaj?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/sleep-780x439.png)
Pse duhet të flini pa të brendshme dhe si ndikon në shëndetin tuaj?
Historia e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe