Shumica besojnë se janë duke u ushqyer shëndetshëm, mirëpo disa artikuj ushqimorë që i konsiderojmë dietalë, shpesh kanë më shumë kalori se saqë mendojmë
Andaj, mësoni se cilat janë ata artikuj “mashtrues” me të cilët do të duhej të jeni më të kujdesshëm.
Revista Shape, ka përpiluar listën e artikujve “më mashtrues” dietalë, transmeton Telegrafi. Lexoni se cilat janë ato:
1. Rrushi i tharë
Një qese e vogël mundet të përmbajë edhe deri në 130 kalori, pra ekspertët mendojnë se është më mirë që të hahet një enë e plotë me rrush të freskët dhe ashtu të kurseni në kalori.
Rrushi i tharë është i shëndetshëm dhe i shkëlqyeshëm për nxitje të tretjes, po nuk është ushqim me pak kalori.
2. Ëmbëlsirat me oriz
Edhe pse duken sikur “dietale’ ato nuk kanë pothuajse ndonjë shije, shpesh përmbajnë sasi të njëjtë të kalorive sa edhe biskotat e thjeshta.
3. Çokollata e zezë
100 gramë të kësaj çokollate mundet të përmbajë edhe deri në 600 kalori.
Mos e teproni, pra me çokollatë të zezë vetëm për shkak se është më e shëndetshme se e zakonshmja, por hani vetëm një pjesë të vogël, ndërsa pjesën tjetër e lini për nesër.
4. Vaji i ullirit
Dy lugë me vaj ulliri pasurojnë shujtën tuaj, madje edhe me 238 kalori, gjë që nuk e vërejnë shumë njerëz, sepse mendojnë për të si për një “ushqim të shëndetshëm”.
5. Salmoni
Një file ka mesatarisht 734 kalori, ndërsa kur ia shtojmë vajin dhe erëzat, mund të arrijë edhe deri në 1.000 kalori dhe atë pa ia shtuar patatet, orizin ose sallatën.
Salmoni është shumë i shëndetshëm dhe shumë i mirë për shëndetin tonë, por ka më shumë kalori sesa mendojnë shumë njerëz.
7. Thërrimet e bukës
Fakti që janë thërrime të bukës nuk do të thotë që janë pa kalori. Nëse vendosni t’i shtoni ushqimit thërrime të bukës, ia shtoni edhe 100 deri në 150 kalori shujtës suaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët