LAJMI I FUNDIT:

MASHTI jep detaje për subvencionimin e teksteve shkollore: Ka mbaruar ekzekutimi i parave për ata që kanë aplikuar deri më 29 gusht

MASHTI jep detaje për subvencionimin e teksteve shkollore: Ka mbaruar ekzekutimi i parave për ata që kanë aplikuar deri më 29 gusht

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se bazë të informatave të pranuara nga komunat, gjatë ditës së sotme, procesi edukativo-arsimor ka filluar në 658 institucione, ashtu siç është përcaktuar me Udhëzimin Administrativ për Kalendarin e vitit Shkollor 2023-2024.

Mirëpo në disa shkolla për arsye objektive MASHTI thotë se nuk ka mundur të fillojë viti i ri shkollor.

“Sipas raportimeve të komunave, procesi mësimor nuk ka filluar në tetëmbëdhjetë (18) institucione arsimore të cilat kanë qenë në proces të renovimit”.


MASHTI shton tutje se në shumicën prej këtyre institucioneve punimet do të përfundojnë deri më 4 shtator dhe do të nis procesi i rregullt mësimor.

MASHTI ka dhënë detaje edhe për procesin e subvencionimit të prindërve të nxënësve për tekste e materiale tjera shkollore.

Osmani e quan të komplikuar procesin e furnizimit me libra: Të gjendet një mënyrë më efektive
Lexo po ashtu Osmani e quan të komplikuar procesin e furnizimit me libra: Të gjendet një mënyrë më efektive

“Sa i përket pagesës për furnizim me tekste shkollore, për të gjithë ata që kanë aplikuar deri më 29 gusht në ora 16:00, ekzekutimi i mjeteve nga ana e MAShTI-t (respektivisht nga Thesari) ka përfunduar të enjten. Fillimisht janë ekzekutuar 30 euro për materiale mësimore e më pas 50 euro për tekste shkollore”.

“Nga sot ka vazhduar ekzekutimi i mjeteve për ata që kanë aplikuar pas datës 29 gusht. Numri i tërësishëm i aplikimeve deri tani është 133.500”, shton MASHTI.

Ministria e Arsimit thotë se  aplikimi do të jetë i hapur gjatë gjithë muajit shtator në mënyrë që që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore.

“Çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve”, thuhet tutje në njoftimin e MASHTI-t./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesa për largimin e UNMIK-ut nga Kosova, Presidenca: Kjo është kërkuar vazhdimisht nga presidentja Osmani

Kërkesa për largimin e UNMIK-ut nga Kosova, Presidenca: Kjo është kërkuar vazhdimisht nga presidentja Osmani

Lajme
Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Lajme
Gjykatë ‘kangur’ për UÇK-në, ish-ambasadori holandez rrëfen të pathënat për Specialen

Gjykatë ‘kangur’ për UÇK-në, ish-ambasadori holandez rrëfen të pathënat për Specialen

Lajme
Doktor Ali Hajdari emërohet shef i Klinikës së Kardiologjisë në një land në Gjermani, një sukses tjetër i mërgatës shqiptare

Doktor Ali Hajdari emërohet shef i Klinikës së Kardiologjisë në një land në Gjermani, një sukses tjetër i mërgatës shqiptare

Lajme
Miratohet draft-rezoluta për Kosovën, kërkohet heqja e masave të BE-së

Miratohet draft-rezoluta për Kosovën, kërkohet heqja e masave të BE-së

Lajme
Njohësit e Kushtetutës: Qeveria Kurti me më së shumti shkelje

Njohësit e Kushtetutës: Qeveria Kurti me më së shumti shkelje

Lajme
Kalo në kategori