LAJMI I FUNDIT:

MASHT: Testi i Maturës i suksesshëm, do të merren masa atje ku është kopjuar

MASHT: Testi i Maturës i suksesshëm, do të merren masa atje ku është kopjuar

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), ka konstatuar se pjesa e dytë e Maturës Shtertërore është organizuar dhe administruar mjaft mirë, duke ruajtur kredibilitetin e një procesi real dhe të rëndësishëm.

Prandaj, KShM ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e saj për nxënësit, administruesit, mbikëqyrësit dhe kryetarët e qendrave të testimit, si dhe të gjithë pjesëmarrësit tjerë në këtë proces.

Sipas një kumtese të Ministrisë së Arsimit, kryetari i KShM-së, Azem Guri theksoi se në testin e sotëm kanë marrë pjesë 32.150 nxënës në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës në 252 qendra testimi dhe rreth 3.000 administratorë, mbikëqyrës dhe staf tjetër zyrtar.


“Është për t’u vlerësuar se përgatitjet e bëra kanë rezultuar të suksesshme: testi ka filluar me kohë, nuk ka pasur mungesa të testeve në asnjë qendër testimi, administratorët dhe kryetarët e qendrave të testimit kanë arritur me kohë në çdo qendër dhe i tërë procesi ka përfunduar në kohën e paraparë”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Guri përmendi se me gjithë suksesin e treguar në këtë raund të testimit, KShM është e vendosur që rastet e izoluara ku është konstatuar kopjim apo shkelje të veçuara gjatë administrimit, do të merren masa sipas Ligjit ndaj të gjithë atyre që nuk i kanë përmbushur detyrat dhe obligimet me të cilat janë ngarkuar.

Kryetari i KShM-së theksoi se ekspertët, administratorët dhe mbikëqyrësit tanë, bashkë me drejtorët komunalë, këshillin rinor, këshillin e prindërve, mediet dhe policinë, si dhe akterët tjerë të përfshirë në proces, i kanë identifikuar dhe evidentuar rastet e abuzimit dhe kopjimit dhe për pasojë në rastet e vërtetuara do të anulohet Provimi.

KShM, sipas Gurit, do të veprojë në zbatim të ligjit duke ndërmarrë masa dhe veprime që e ruajnë standardin dhe kredibilitetin e testimit real, të besueshëm dhe korrekt.

Guri falënderoi edhe mediat, të cilat e kanë përcjellë procesin e sotëm dhe kanë dhënë kontributin e tyre në mbarëvajtjen e këtij procesi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Lajme
Hoxha: LDK e PDK filluan fushatën me tubime të suksesshme, VV e zbehtë

Hoxha: LDK e PDK filluan fushatën me tubime të suksesshme, VV e zbehtë

Politikë
LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

Politikë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës

Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës

Politikë
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit: MPJD ndër ministritë më të cenueshme ndaj korrupsionit

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit: MPJD ndër ministritë më të cenueshme ndaj korrupsionit

Drejtësi
Kalo në kategori