LAJMI I FUNDIT:

Masakra në Srebrenicë, opozita në Kosovë përkujton mbi 8 mijë viktimat

Masakra në Srebrenicë, opozita në Kosovë përkujton mbi 8 mijë viktimat
Foto: Ilustrim

Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë përkujtuar mbi 8 mijë viktimat e masakrës së Srebrenicës.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se sot, në Kuvendin e Kosovës, miratuan ‘Deklaratën për Mbështetjen e Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë’, siç tha “për të dërguar mesazhin e qartë: Ne nuk do të harrojmë asnjëherë!”.

“29 vite më parë, në Srebrenicë, regjimi kriminal serb kishte kryer aktin më të tmerrshëm të gjenocidit që nga Lufta e Dytë Botërore, duke vrarë në gjakftohtësi dhe me paramendim 8372 civilë të paarmatosur.


Kriminelët serbë, të udhëhequr nga kasapi Ratko Mladiç, nuk kishin kursyer askënd.

Fatkeqësisht, edhe sot, qindra kriminelë serbë që sollën shumë vdekje e shumë dhembje në tërë Ballkanin, vazhdojnë të enden të lirë, pa marrë asnjëherë dënimin e merituar”, ka shkruar Krasniqi.

Edhe kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, përkujtoi Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës.

“Sot në 29 vjetorin e gjenocidit së Srebrenicës, kujtojmë dhe nderojmë të gjitha viktimat e këtij akti çnjerëzor. Vrasja e gjakftohtë e 8,372 civilëve boshnjak nga aparati shtetëror dhe represiv serb më 11 korrik të vitit 1995, është tragjedia më e madhe njerëzore që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Plagët dhe dhimbjet e familjeve, janë ende të thella dhe të rënda për faktin se edhe pas shumë viteve, nuk ka drejtësi për Srebrenicën dhe mohuesit e saj – mbi të gjitha janë plagë të paharrueshme”, ka thënë Abdxhiku përmes një statusi në faqen e LDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori