LAJMI I FUNDIT:

Masakra në Shkodër mbetet pa autor, ‘mister’ edhe personi i tretë që dyshohet se udhëtonte me Liçin dhe Bushatin

Masakra në Shkodër mbetet pa autor, ‘mister’ edhe personi i tretë që dyshohet se udhëtonte me Liçin dhe Bushatin

Masakra në Dobraç të Shkodrës, me tre të vrarë dhe një të plagosur rëndë që ende lufton me jetën, vijon të mbetet pa autor.

Hamza Liçi, Arlind Bushati dhe Flutura Basha humbën jetën të tre pas atentatit mafioz që në shënjestër kishte Bushatin. Liçi ndërroi jetë pas breshërive të armëve, ndërsa Arlind Bushati vdiq disa orë pas ngjarjes në spital.

Flutura Basha, një viktimë e pafajshme që nuk kishte lidhje me ngjarjen, ndërroi jetë pasi motori me të cilin ajo po udhëtonte bashkë me burrin, Bashkim Basha, u godit nga mjeti që doli jashtë kontrollit, ku udhëtonte Liçi dhe Bushati.


Bashkim Basha vijon të mbetet në gjendje të rëndë.

Deri tani nuk ka asnjë të dhënë për autorët e ngjarjes. Burime nga policia ngrenë dyshime se mund të kenë qenë 4 autorë, dy në rolin e qitësit, njëri shofer dhe një tjetër që i ka pritur me mjet pasi kanë djegur makinën nga e cila qëlluan me armë.

Po ashtu, policia nuk ka identifikuar ende personin e tretë i cili dyshohet të ketë qenë në të njëjtin automjet me dy viktimat, Hamza Liçin dhe Arlind Bushatin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori