Masakra në Izbicë nga forcat serbe, Osmani: Kujtesë që nuk guxon të zbehet

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën në Izbicë nga forcat serbe, ndërsa theksoi se është kujtesë që nuk guxon të zbehet dhe thirrje që drejtësia të mos vonojë.
Ajo në një postim në Facebook shkruan se Izbica nuk është vetëm dëshmi e dhimbjes dhe e çmimit të lirisë.
“Izbica nuk është vetëm dëshmi e dhimbjes dhe e çmimit të lirisë, është poashtu kujtesë që nuk guxon të zbehet dhe thirrje që drejtësia të mos vonojë
27 vjet më parë, 147 civilë të pafajshëm u vranë mizorisht nga forcat gjenocidale të Serbisë, në mesin e tyre edhe një foshnje 6-muajshe, Dafina Qelaj. Një jetë që sapo kishte filluar, u shua barbarisht, bashkë me shumë të tjera, brenda shtëpive të tyre, vetëm pse ishin shqiptarë”, shkruan ajo.
E para e shtetit tutje thekson se Izbica nuk është vetëm dëshmi e dhimbjes dhe e çmimit të lirisë.
“Është poashtu kujtesë që nuk guxon të zbehet dhe thirrje që drejtësia të mos vonojë. Krimet e Serbisë, të cilat u kryen me qëllim të shfarosjes së popullit tone, duhet të përballen me drejtësinë. Kujtimi për të rënët është obligim, ndërsa drejtësia për ta mbetet amanet. Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët e dëshmorët!”, shkruan ajo. /Telegrafi/





















































