LAJMI I FUNDIT:

Masakër në varrim në Long Island, djali i të ndjerës vret vëllezërit dhe motrat e më pas qëlloi veten – e gjithë ndodhi për një mosmarrëveshje pronësie

Masakër në varrim në Long Island, djali i të ndjerës vret vëllezërit dhe motrat e më pas qëlloi veten – e gjithë ndodhi për një mosmarrëveshje pronësie

Pesë anëtarë të një familjes janë vrarë dhe vetëvrarë të dielën në Long Island të New Yorkut, derisa familja ishte mbledhur në shtëpinë e nënës së tyre pas varrimit të saj.

Policia amerikane thotë se i është përgjigjur thirrje për të shtëna armësh në një lagje të qetë, ku të dielën pasdite para shtëpisë forcat e rendit hasën në një burrë që i kishte shkaktuar vetës plagë me armë zjarri.

Ata më pas kishin gjetur katër trupa në një shtëpi të vogël me ngjyrë të kaluar, që kishin synuar ta shesin pas vdekjes së nënës së tyre, transmeton Telegrafi.


Viktimat nuk janë identifikuar, por letra e pronës tregon se shtëpia i përkiste 95-vjeçares Theresa DeLucia që u varros javën e kaluar.

Besohet se njëri prej djemve të saj, që jetonte në shtëpi me DeLuucia, ka vrarë vëllezërit dhe motrat e anëtarët e familjes, para se të qëllonte veten në oborr për shkak të një mosmarrëveshje rreth shitjes së shtëpisë, shkruan Daily Mail.

“Nëna sapo ka vdekur, e ata kanë shitur shtëpinë”, tha agjentja e pronave të paluajtshme Mary Macaluso.

Ajo theksoi se është dashur të takohet me familjarët në shtëpi rreth pasdites, por me të mbërritur në vendin e ngjarjes – policia bllokoi tërë lagjen.

“Të gjithë fëmijët e saj ishin këtu në varrim dhe më lutën që të shkojë ta shikojë shtëpinë”, shtoi ai – duke shpjeguar se njëri prej djemve të DeLucia i kishte kërkuar të takohet me familjen për të mësuar se çfarë duhet të bëjnë para se të shpallin pronën e shitur, që vlerësohet se kushton rreth 900 mijë dollarë.

Familja kërkonte që vlerësimi të kryhet shpejt sepse dy anëtarë të familjes kishin ardhur nga Florida në varrim, dhe është dashur të kthehen shpejtë.

Por i dyshuari, për të cilin besohet se i ka 60 vjet, ka jetuar në atë shtëpi tërë jetën e tij – kurse fqinjët thonë humbja e shtëpisë ishte e papërballueshme për të.

“Nuk kam menduar se do ta vret tërë familjen, vëllezërit dhe motrat e tij. Kam menduar se ishte i hutuar dhe e ka lënduar vetëm veten”, tha një fqinj.

Të tjerët thonë se kanë dëgjuar të shtëna dhe se kanë mbetur të tmerruar me atë çfarë kanë parë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Botë
Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Botë
Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Botë
Kalo në kategori