Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adelina Grainca, ditën e sotme (e diel) i ka dhënë fund beqarisë.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se është martuar me Erblin Maliqin.


Dhe tashmë janë publikuar disa fotografi e video nga ceremonia e tyre e martesës, e realizuar në një ambient luksoz e me dekor të veçantë.

227246688 160780399490314 3975734366172062556 n  1 Pamje nga martesa e deputetes Adelina Grainca

Deputetja mori vëmendje me dukjen elegante e po ashtu edhe me stilin e ri të flokëve.

Adelina përndryshe u zgjodh deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit si pjesë e PDK-së, por që vetëm pas pak kohe kaloi në LVV.

Vota e saj ishte në mesin e atyre që dolën të ishin vendimtare për krijimin e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. /Telegrafi/