LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 8° cloudy

Me marshin “Race for Cure” shënohet fillimi i muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit në Gjakovë

Me marshin “Race for Cure” shënohet fillimi i muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit në Gjakovë

Me marshin e titulluar “Race For Cure” i cili u mbajt sot në Gjakovë, është shënuar fillimi i muajit Tetor, i cili ndryshe njihet si muaji i Ndërgjegjësimit ndaj Kancerit të Gjirit.

Në këtë marsh përveç shumë qytetarëve, mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Gjakovës si dhe disa nga gratë që e kanë mpsoshtur sëmundjen e kancerit, duke përcjellur kështu mesazhin që do të jemi gjithmonë bashkë në luftën për ta mposhtur sëmundjen e shekullit.


Përveç marshit solidarizues, Komuna e Gjakovës përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka filluar sot aktivitetet përmes së cilave do të shënohet muaji për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit.

Fillimisht ky muaj ka nisur me hapjen e këndit informues nëpër të gjitha objektet e shëndetit primar.

Përveç këndit informues, nga data 2 e deri me 30 tetor, në parkun afër qendrës së Qytetit do të vendosen tisa tenda që do të shërbejnë për vetëdijësimin e qytetarëve rreth sëmundjes së kancerit të gjirit, për të vazhduar më pas me ligjërata vetëdijësuese rreth kësaj sëmundjeje në disa shkolla të Komunës së Gjakovës, ku të gjithë ata që marrin pjesë në këto ligjërata do të kenë mundësi të përfitojnë mamografi, lexime të rezultatit dhe teste falas, në disa nga klinikat që janë pjesë e fushtatës vetëdijësuese për sëmundjen e kancerit të gjirit.

Theksojmë që një mamograf lëvizës pritet që të qëndrojë nëpër qytetet e Kosovës gjatë muajit tetor, për të mundësuar kontrollet për zbulimin e kancerit të gjirit, i cili vazhdon të mbetet lloji më i përhapur i kancerit në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Botë
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Publikohen pamjet kur Gjesti kapërcen murin rrethues të Big Brother VIP Albania

Publikohen pamjet kur Gjesti kapërcen murin rrethues të Big Brother VIP Albania

Magazina
Ronaldo mëson çmimin e Valencias - publikohen detajet

Ronaldo mëson çmimin e Valencias - publikohen detajet

La Liga
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
UEFA me dënim të rëndë për gjyqtarin anglez

UEFA me dënim të rëndë për gjyqtarin anglez

Premier League
Kalo në kategori