Është një ngjyrë e veçantë, një tonalitet i vishnjës, i cili më shumë ka pigmentin e verës së kuqe. Pra, diçka mes ngjyrës vishnjë dhe të kuqes së gjakut.


54a781776a251   elle 00 marsala lgn

Marsala quhet ndryshe tonaliteti që do të ngjyrosë të gjitha pasarelat dhe shtëpitë e dizajnit gjatë vitit 2015.

120214 marsala pantone 594

Blake Lively,Celebrity, Christopher Kane, Michelle Williams, Olivia Palermo, Khlloe Kardashian, Miranda Kerr, Beyonce, Taylor Swift apo edhe emra të tjerë e kanë nuhatur para kohe ngjyrën e 2015-ës. Por jo vetëm të huajt.

Elvana Gjata Edian Gjonii

Këtë ngjyrë e kanë përqafuar edhe personazhet e njohura shqiptare. Në ceremoninë e përurimit të librit të Blendi Fevziut, edhe Elvana Gjata kishte veshur një pardesy me ngjyrë vishnjë të shkëlqyeshme.

d8d8c77edd034a0c2c565b67e2292f7c

Magjia e saj nuk qëndron tek ngjyra, por tek refleksi që jep, pasi shpeshherë duket si e kuqe gjaku dhe herë të tjera si ngjyra e verës.

121514 beyonce taylor swift 594

Natyrisht, tonaliteti i Marsala-s nuk është i ri në tapetin e kuq, shkruan revistaclass. E kuqja e verës është ngjyra e preferuar që është ndjekur për shumë kohë dhe vite. Është ngjyra që pasuron mendjen, trupin dhe shpirtin, duke nxitur vetëbesim dhe qëndrueshmëri, sipas emrave më në zë të modës.

Die Farbe des Jahres 2015 Marsala 1 articleImage 55424add 360305

Brenda vishnjës vijnë po ashtu edhe linja me aksesorë; çanta dhe portofola, por edhe këpucë.

Tommy Hilfiger spring summer 2015 collection New York Fashion Week2

/Telegrafi/