LAJMI I FUNDIT:

Reçica jep një lajm të mirë për qytetarët që kanë punuar në Zvicër

Reçica jep një lajm të mirë për qytetarët që kanë punuar në Zvicër

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka njoftuar qytetarët të cilët kanë punuar në shtetin e Zvicrës se nga data 1 Shtator 2019, mund të fillojnë t’i paraqesin kërkesat për përfitim të pensioneve dhe beneficioneve, në bazë të Marrëveshjes për Sigurime Sociale mes Kosovës dhe Zvicrës, e nënshkruar vitin e kaluar.

Reçica në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se kjo marrëveshje, të cilën e kanë nënshkruar vitin e kaluar hyn në fuqi nga 1 Shtatori, duke i dhënë mundësinë qytetarëve që të gëzojnë një të drejtë e cila u ishte mohuar për një kohë të gjatë.

Postimi i plotë i Ministrit Reçica:

Një lajm i mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës!


Qytetarë të dashur, ju pensionistë të nderuar,

Të gjithë ju që keni kontribuar në shtetin e Zvicrës tashmëmund të filloni ti paraqisni kërkesat për përfitim të pensioneve dhe beneficioneve në bazë të marrëveshjes për Sigurime Sociale mes dy shteteve tona.

Kjo marrëveshje, të cilën e nënshkruam vitin e kaluar hyn në fuqi nga 1 Shtatori, duke i dhënë mundësinë qytetarëve që të gëzojnë një të drejtë e cila u ishte mohuar për një kohë të gjatë.

Urime për të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë derdhur djersën dhe kontribuar për familjet e tyre për aq vite. Falënderoj shtetin e Zvicrës për gatishmërinë për ti dhënë zgjidhje çështjes së sigurimeve sociale mes dy shteteve tona.

Informatat rreth procedurave të aplikimit mund ti gjeni në linkun e më poshtëm.

Marrëveshja për Sigurime Sociale me Zvicrën hyn në fuqi nga 1 Shtatori 2019

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Drejtësi
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Caktohet seanca fillestare ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh

Caktohet seanca fillestare ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh

Drejtësi
Kalo në kategori