LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja për kufijtë ia zgjatë agoninë Kosovës

Pajtimi i grupit negociator kosovar, si dhe vlerësimi i marrëveshjes së fundit me palën serbe për çështjen e kufijve, si e suksesshme dhe e dobishme, do të ketë ndikim negativ në zhvillimet e ardhme në Kosovë.

Siç jemi në dijeni, raportet Kosovë–Serbi, janë mjaft të tendosura dhe për shumë arsye konsiderohen si ekzistenciale për dyja palët, kur është fjala për të ardhmen, atëherë mund të thuhet që edhe kjo pajtueshmëri nuk do të jetë funksionale në asnjë mënyrë.


Ne jemi dëshmitar se pala serbe, që nga marrëveshja e Kumanovës asnjëherë dhe ne asnjë rrethanë, nuk i ka respektuar marrëveshjet e aq me pak zbatuar ato. Serbia nuk e respekton asnjë marrëveshje, madje as rezolutën 1244 në të cilën thirret, dhe të cilës i referohet aq shumë neper forumet e ndryshme ndërkombëtare, në organizma si OKB etj.

Vërtetë, është shumë e vështire, për të mos thënë e pamundur të kuptohet se si mund të ketë marrëveshje për menaxhim të integruar të kufijve, në mes dy shteteve të cilat ende nuk kanë as marrëveshje paqe në mes veti, pra janë në gjendje lufte. Si mund të besojmë që Serbia do t’i respektoj këto marrëveshje dhe të sjell doganierët e vet që të bashkëpunojnë ngushtë me ata Kosovarë. Kjo është një pikëpyetje e madhe dhe këtë më se miri do duhej ditur përfaqësuesit institucional të Kosovës, sidomos qeveria, gjegjësisht grupi qe udhëheq me negociata.

Serbia për mrekulli po arrin që një shtet të shpallur të pavarur dhe të njohur ndërkombëtarisht ta shndërroj në një projekt të papërfunduar, i cili sipas tyre duhet të përfundoj si rezultat i negociatave dhe marrëveshjeve, ne të cilat pajtohen te gjitha palët.

Gjithkush e di që çështja e negociatave, në raste te tilla është çështje shumë komplekse. Negociatat shtetet e normale i zhvillojnë ne disa rrafshe jo vetëm ne tavolinë. Serbia pasi që e humbi Kosovën me luftë u fut ne negociata dhe si rezultat i të cilave doli pakoja e Presidentit Ahtisari, ku Kosova me planin e decentralizimit e pagojë një çmim goxha të shtrenjtë. Tani duke shfrytëzuar paaftësinë e Kosovës për shtet ndërtim ajo e pa shansin përmes shantazheve të i lajthit edhe ndërkombëtarët se këtu çështja është e pambyllur dhe se ka nevojë për propozime dhe zgjidhje të reja.

E gjithë kjo për fat te keq iu mundësua Serbisë nga vet institucionet e Kosovës, nga përfaqësuesit e institucioneve , të cilët vetëm për të mbijetuar në pushtet janë të gatshëm t’i hyn çfarëdo lloj aranzhmani, qoftë edhe ne dëme të Kosovës. Kryenegociatorja Tahiri, edhe kur i bëhen pyetje kritike për çështjen, ajo jo që nuk përgjigjet në to, por me një prepotencë të paparë, i shndërron ato ne lloj ligjëratash, duke u thirrur në eksperiencat e Harwardit dhe duke injoruar totalisht mendimin e opinionit Kosovar.

Serbia me manovrat e saja, arriti që t’i mashtroj të dyja palët si atë Kosovare si atë ndërkombëtare qe do të pranoj zgjidhje, ne mënyre që të përfitoj nga kjo dhe të merr statusin e vendit kandidat për anëtarësim ne BE. Në anën tjetër, ajo asnjëherë nuk hoqi dorë nga strukturat paralele ne Kosovë dhe nga barrikadat të cilat janë produkt i politikës zyrtare të Beogradit.

Pala kosovare, është dashur, që në rastin e parë, kur pala serbe nuk e respektoi dhe zbatoi marrëveshjen, duke hezituar ta zbatoj atë në praktikë, të largohet nga negociatat duke kushtëzuar me zbatimin reciprok. Por pasi që Kosova nuk e beri këtë, pala serbe e pa shansin që të vazhdojë bisedat në tavolinë vetëm për konsum të jashtëm, ndërsa në anën tjetër të ndjek politikat radikale të cilat aspak nuk ndryshojnë nga ato të Millosheviçit.

Disa rryma njerëzish në Kosovë e patën shpallur tradhtar Presidentin Rugova për gjoja tradhtinë që ai i beri Kosovës duke u ulur në një tavoline me Millosheviçin, edhe pse e dinin të gjithë që ajo ishte bërë pa dëshirën e tij, pra ishte marrë peng.

Por të njëjtit njerëz, pas lufte, jo vetëm që hoqën dore nga simbolet kombëtare, duke i djegur ato dhe duke u pajtuat për simbole shtetërore për të cilat mund të kenë pretendime edhe njerëz të Marsit. Tani duke bërë negociata dhe marrëveshje të dyshimta po rrezikojnë qenien tonë si shtet, duke e shndërruar Kosovën në një arenë ku secili ka të drejt të thotë mendimin e vet për ekzistencën e saj.

Serbia, pasi që ta merr statusin e kandidatit as që do të interesohet më për bisedime me Kosovën dhe aq më pak t’i respektoj marrëveshjet e arritura, ngase ajo nuk i respekton as marrëveshjet e bëra me shtete që i njeh e lëre më me Kosovën të cilën e konsideron si pjesë të saj. Kosova madje nuk konsiderohet palë fare as nga Unioni Evropian.

Prandaj këto marrëveshje do t’i shërbejnë Serbisë për të fituar statusin e kandidatit, ndërsa Kosovës do t’i zgjatet agonia edhe më tej ngase këto marrëveshje nuk do të arrihen në praktikë, të paktën jo në një afat të shkurtër. Ngase Serbia do ta gjej mënyrën për t’i prolonguar dhe penguar proceset, me pretendimin që Kosovën ta gjunjëzoj politikisht dhe ekonomikisht.

Kosova do të jetë arenë e kontrabandës së mallrave edhe në të ardhmen duke e varfëruar popullin vendor skajshmërisht, ndërsa qeveria e Kosovës, nëse i zgjatë mandati deri në fund do të ketë vërtet çfarë të tregojë, sepse si rezultat i këtij mandati do të kemi gjunjëzim të popullatës dhe zhbërje të shtetësisë së Kosovës.

Në trend

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin

Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin "Chief of Station"

Magazina
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Kalo në kategori