LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja për hekurudhat dhe autostradat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, deklarohet ambasada amerikane në Berlin

Marrëveshja për hekurudhat dhe autostradat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, deklarohet ambasada amerikane në Berlin

Ambasada amerikane në Gjermani ka bërë të ditur se ambasadori Richard Grenell ka hapur konferencën për Siguri në Munchen me nënshkrimin historik të marrëveshjes për hekurudhat dhe autostradat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcjell Telegrafi.

Një marrëveshje e tillë thuhet se vjen pas marrëveshjes së muajit të kaluar, përmes së cilës është arritur rivendosja e lidhjeve ajrore ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.


Sa i përket marrëveshjeve, ambasadori Grenell ka thënë se këto dy marrëveshje, si dhe ajo e nënshkruar rreth rivendosjes së lidhjeve ajrore, janë në vazhdën e angazhimeve drejt zhvillimit ekonomik.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot në Munchen dy letra të shprehjes së interesit.

Thaçi: Nënshkrimi i marrëveshjes për autostradën dhe linjën hekurudhore me Serbinë, hap i shkëlqyeshëm drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare
Lexo po ashtu Thaçi: Nënshkrimi i marrëveshjes për autostradën dhe linjën hekurudhore me Serbinë, hap i shkëlqyeshëm drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare

Siç është bërë e ditur, e para ka të bëjë për hekurudha dhe e dyta për autostrada – përmes së cilave marrëveshje, të dy vendet shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në.

Përveç ambasadorit amerikan, të pranishëm kanë qenë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Lajme
Kalo në kategori