LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja për burgje, Bislimi takohet me ministrin e Drejtësisë së Danimarkës

Marrëveshja për burgje, Bislimi takohet me ministrin e Drejtësisë së Danimarkës

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar sot me ministrin e Drejtësisë të Mbretërisë së Danimarkës, Nick Hakkerup.

Në takim u bisedua mbi avancimin në procesin e miratimit në Kuvend të marrëveshjes ndërkombëtare dypalëshe për dhënien në shfrytëzim të qelive për të burgosurit nga Mbretëria e Danimarkës, marrëveshje kjo e cilësuar si një bazë solide për bashkëpunimet e radhës.

“Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi gjithashtu progreset e arritura nga Kosova në fusha, si sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik. Ministri Hakkerup vlerësoi angazhimin e Republikës së Kosovës dhe konfirmoi përkushtimin e Mbretërisë së Danimarkës për përkrahje në fusha të ndryshme zhvillimore, projekte të ardhshme të mundshme, si dhe në rrugën evropiane dhe të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e bërë për media nga zyra e kryeministrit.


Marrëveshja me Danimarkën për 300 qeli burgu, Kosova kishte reaguar e para pozitivisht
Lexo po ashtu Marrëveshja me Danimarkën për 300 qeli burgu, Kosova kishte reaguar e para pozitivisht

Tutje, në njoftim thuhet se, zëvendëskryeministri Bislimi në takim foli për objektivat e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ardhmen evropiane, të cilat janë integrimi në Bashkimin Evropian, anëtarësimi në Këshillin e Evropës, si dhe nevoja e liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit.

“Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Danimarkës kanë ndërtuar marrëdhënie të ngushta partneriteti, e cila do të vijojë të thellohet, në kuadër edhe të projekteve e bashkëpunimeve të ardhshme”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori