LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja e Prespës është ende në fokus të mediave greke

Marrëveshja e Prespës është ende në fokus të mediave greke

Reagimet e brendshme në Greqi, përkatësisht qëndrimet e partive opozitare dhe të qeverisë për Marrëveshjen e Prespës, janë ende në fokus të mediave greke pas betimit të lexuar nga presidentja aktuale e Maqedonisë, Gordana Siljanovska Davkova të dielën.

Gazeta “Kathimerini” në tekstin me titullin “Athina pret Qeverinë e re në Shkup” përcjell qëndrimin e qeverisë aktuale greke se vendi ka vazhdimësi dhe se pavarësisht mosmarrëveshjes së tyre para miratimit të Marrëveshjes së Prespës, tani e respektojnë atë, shkruan AIM.

Televizioni grek “Open” transmeton qëndrime të qytetarëve që vënë në pah rëndësinë e perspektivës evropiane të vendit, si dhe një deklaratë të ish-kryeministrit Zoran Zaev, i cili komenton qëndrimin e presidentit të ri.


“Mosrespektimi sjell përgjegjësi dhe pasoja të rënda për shtetin që do të ndjehen menjëherë nga qytetarët. Përgjegjësia nuk është vetëm politike, por edhe ligjore. Pra, si bartës të posteve më të larta shtetërore do të duhet të respektojnë Kushtetutën, Marrëveshjen ndërkombëtare të Prespës dhe ligjet” thotë Zaev për televizionin “Open”.

Përdorimi i emrit “Maqedoni” nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova shkaktoi edhe përplasje të brendshme politike në Greqi midis qeverisë dhe partive opozitare, krahas temave të tjera aktuale greke, duke pasur parasysh se vendi tashmë është në periudhën parazgjedhore në kuadër të zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori