Marko Caka është një ndër aktorët më të suksesshëm të momentin në SHBA.

Aktori po vazhdon të shfaqet me sukses në projekte të ndryshme hollivudiane dhe kjo po i sjell edhe takime me yjet e mëdha.


Së fundi, artisti shkodran është takuar me një prej legjendave të botës së industrisë së filmave amerikan.

Caka thotë se i është plotësuar dëshira dhe ëndrra e të qenit në krah të aktorit Jon Voight, i cili është pjesë e serialit Ray Donovan.

Pikërisht në këtë të fundit do të shfaqet me një rol episodik shqiptar, i cili për Telegrafin ka thënë se ndihet i privilegjuar me faktin se po punon së bashku me 79-vjeçarin.

"Jam në dy skena si detektiv në një episod së bashku me Jon Voightin. Është një privilegj i madh që të punojë në një set me legjendarin, Jon Voightin", ka pohuar 47-vjeçari.

Kujtojmë se Jon është fitues i një Oscari si dhe babai i aktores së njohur amerikane, Angelina Jolie. /Telegrafi/

markocaka 39129854 1853287121407874 5019679771588851566 n