Marjan Rroku, ish-agjenti i Shërbimit Informativ Shtetëror që 15 vite më parë vrau me armën e shërbimit Alda Canaj studente 20-vjeçare dhe mamanë e saj Mbarime Canaj, humb betejën ligjore për tu liruar nga burgu e po ashtu, edhe të drejtën që procesi gjyqësor ndaj tij të zhvillohet nga e para.
Gjykata Kushtetuese ka refuzuar të pranojë kërkesën e tij duke lënë në fuqi dënimin me burg përjetë për vrasjen e dyfishtë më 17 shkurt 2001. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht nga burime pranë Gjykatës Kushtetuese se vendimi është marrë më 30 mars 2016 dhe ky vendim mban nr.47.
Prej më shumë se një dekadë nga krimi makabër, Rroku u fsheh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga ku u ekstradua. Më 9 shkurt 2016 Rroku ju drejtua Gjykatës Kushtetuese ku kërkoi rihapjen e procesit gjyqësor ndaj tij, proces i cili kish kaluar të gjitha fazat e gjykimit dhe prej 2 Majit 2002 ndaj tij rëndonte dënimi me burg përjetë.
Por dhe pse i dënuar me burg përjetë sapo u ekstradua nga Amerika Rroku nuk ndali betejën ligjore dhe trokiti fillimisht në Gjykatën e Lartë duke kërkuar rekurs për dënimin ndaj tij. Me vendim të datës 16 korrik 2015 ndaj Rrokut u la në fuqi dënimi burg përjetë dhe ai u vendos në një burg të sigurisë së lartë.
Por nga ky burg historia e tij u rihap pasi në emisionin e moderatorit Ardit Gjerbrea në televizionin kombëtar Klan Rroku u shfaq pas shumë e shumë vitesh këtë herë i përlotur për çfarë kish bërë duke rihapur dhimbjen e familjes Cani. Ai deklaronte në intervistë se Aldën e dashuronte por krejt e kundërta u tha nga motra e Aldës, Ornela e cila ishte personi që bëri çmos që Rroku të gjendej në Amerikë ku fshihej me identitetin Toni. Kjo intervistë u transmetua si diçka normale por fakti se ajo u dha 18 ditë pasi Rroku kish depozituar në Kushtetuese një kërkesë bëri që mbi të hidhen hije dyshimi.
Ishte babai i Alda Canit i cili paditi në gjykatë Ardit Gjebrean dhe Tv Kombëtar Klan për transmetimin e intervistës së Marjan Rrokut. Më 25 Prill Faslli Canaj trokiti në gjykatën e Tiranës me një padi civile me objekt “Fyerjen” ku të paditur janë drejtuesi i emisionit “E Diela Shqiptare”, Z. Ardit Gjebrea , Televizioni Klan.
Pas shortit ky proces gjykohet nga gjyqtari Martin Deda dhe më 26 Maj 2015 pritet seanca e parë. Faslli Canaj në padinë e tij pretendon se dikush ka paguar para për realizimin e kësaj intervistë e cila deformoi faktet e një krimi që ka lënë pasoja në familjen Canaj./Shqiptarja.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës