Marinari egjiptian dëmton dorën gjatë punës në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

Një incident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte pranë portit të Vlorës, në një anije peshkimi.
Një marinar me shtetësi egjiptiane ka pësuar dëmtime të rënda në dorë gjatë punës.
Sipas burimeve të para, marinari po punonte me një mjet prerës (fresibël) kur ka dëmtuar dorën duke pësuar lëndime serioze.
Në vendngjarje është nisur menjëherë një mjet i Policisë Kufitare për të transportuar të dëmtuarin drejt portit të Vlorës.
Më pas, ai është dërguar urgjentisht në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































