Gazetari Marin Mema i është bashkangjitur peticionit ndaj Google që gjuha shqipe të mos penalizohet dhe të jetë pjesë e platformave Google Ads dhe Adsense.

Mema përmes instastory në rrjetin e tij social në Instagram ka shkruar se të gjithë duhet të firmosin peticionin për gjuhën shqipe.


“Firmose peticionin për gjuhën shqipe në linkun e bashkëngjitur. Duhen 10 sekonda”, ka shkruar në instastory Mema duke bashkëngjitur linkun e peticionit.

Ndryshe, Elton Heta është nismëtar i peticionit ndaj Google që gjuha shqipe të mos penalizohet dhe të jetë pjesë e platformave Google Ads dhe Adsense.

Këtu mund mund ta nënshkruani peticionin. /Telegrafi/

mema