LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: BE është superfuqi kulturore dhe kultura maqedonase merr pjesë dhe është pjesë e këtij procesi me kontributin e saj

Mariçiq: BE është superfuqi kulturore dhe kultura maqedonase merr pjesë dhe është pjesë e këtij procesi me kontributin e saj

Bashkimi Evropian është superfuqi kulturore dhe kultura maqedonase merr pjesë dhe është pjesë e këtij procesi me kontributin e vet, theksoi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në takimin e sotëm me banorët e Manastirit në kuadër të fushatës “Ne jemi Evropa”.

Ai theksoi se “Ne jemi Evropa”, krenarë për trashëgiminë tonë, të hapur ndaj botës, me një dëshirë të fortë për integrim të plotë në Bashkimin Evropian me anëtarësim të plotë. Kjo për ne, për banorët maqedonas, thekson ai, dhe për të gjithë qytetarët e atdheut tonë, sot është mënyra e vetme për të qenë pjesë e botës së globalizuar.


“Populli ynë kohë më parë zgjodhi bashkimin e duhur – ai është Unioni i lirisë, demokracisë, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut, barazisë dhe dinjitetit. Ky është Bashkimi Evropian. Me siguri asnjë vend tjetër në botë nuk ka “dendësi” të tillë kulturore si Evropa. Kaq shumë histori, tregime dhe kultura. Edhe historia maqedonase si pjesë e asaj evropiane, kuptohet. Dhe sërish, falë vlerave bazë evropiane për barazi dhe respekt të tjetrit, Bashkimi Evropian i ruan traditat mijëvjeçare të të gjithë popujve dhe bashkësive të kontinentit. Nga ky aspekt, nga aspekti i dhënies së njohjes, hapësirë dhe mbështetje për çdo vlerë kulturore që përshkoi tokën evropiane, Bashkimi Evropian është superfuqi kulturore, ndërsa kultura maqedonase merr pjesë dhe është pjesë e atij procesi me kontributin e saj”, tha Mariçiq.

Takimi me banorët e Manastirit është në vijim, ndërsa fjalime do të kenë edhe ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe zëvendës ambasadorja e Republikës së Çekisë, Andrea Shtajner Votavova.

Në trend Lajme

Më shumë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Ngjarje e rëndë në Tiranë, babai vret djalin e tij

Ngjarje e rëndë në Tiranë, babai vret djalin e tij

Lajme
LDK me tubim të madh në Viti, Lumbardh Salihu: Sot më keni bërë shumë krenarë

LDK me tubim të madh në Viti, Lumbardh Salihu: Sot më keni bërë shumë krenarë

Politikë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Kalo në kategori