Gjithsej 11 lojtarë të Real Madrid janë kthyer te Los Blancos që nga sezonin 2013/14, pasi kanë kaluar një pjesë të karrierës në klube të tjera, ndërsa Mariano Diaz pritet t’i bashkohet kësaj liste. 

Në shumë raste klubi ka përdorur me sukses opsionin e tyre të ri-blerjes, por ka pasur raste kur lojtarët kanë qenë në huazim për tu kthyer pastaj.


Dani Carvajal

Pasi kaloi një vit te Bayer Leverkusen, mbrojtësi i djathtë u kthye në Real Madrid në sezonin 2013/14. Ata paguan 6 milionë euro për ta blerë atë.

carvajal 1

Denis Cheryshev

Pas katër sezoneve në Real Castilla, ai shkoi në Sevilla në vitin 2013. Për shkak të lëndimeve, ai shkoi edhe në Villarreal, ku shkëlqente.

Ai u kthye në Real Madrid, por mbahet mend për ndeshjen ndaj Valencias, ku luajti me kartonë de skuadra e humbi ndeshjen.

florentino perez flet p euml r rastin cheryshev dhe a do eliminohet reali hd

Casemiro

Megjithëse ai erdhi në Real Madrid në vitin 2013, Carlo Ancelotti nuk u mbështeti dhe u transferua në Porto.

Ai u kthye një vit më vonë dhe, që atëherë, ka qenë një pjesë themelore e ekipit.

casemiro

Lucas Vazquez

Një nga produktet e akademisë së klubit, Vazquez veshi fanellën e bardhë në vitin 2007.

Ai ishte te Espanyol, por klubi ushtroi opsionin e riblerjes dhe e ktheu.

vazquez

Alvaro Morata

Një tjetër yll i akademisë, Morata u nis për në Juventus në vitin 2014 dhe dy vite më vonë Real Madridi  e ktheu atë, para se ta shiste te Chelsea.

morata 12 e1493208669788

Marco Asensio

Real Madrid e bleu atë në dhjetor të vitit 2014 dhe në vitin 2015 e huazoi te Espanyol.

Pas një sezoni të mirë në Kataloni ai u kthye në kryeqytet dhe e bindi Zinedine Zidanen.

Marco Asensio 638337

Jesus Vallejo

Madrid nënshkroi me lojtarin më 31 korrik 2015, por ai mbeti në Zaragoza si huazim për sezonin e ardhshëm.

Në korrik të vitit 2016 ai u huazua në Eintracht Frankfurt, dhe pas një sezoni Zidane e ktheu në Madrid.

vallejo e1499444076192

Borja Maroyal

Luajtur për të gjitha ekipet e të rinjve te Real Madridi, ku zhvilloi edhe gjashtë ndeshje me ekipin e parë gjatë sezonit 2015/16, para se të shkonte në Ëolfsburg.

Ai u kthye në Madrid sezonin e kaluar.

Screenshot 23 2

Marcos Llorente

Luajti tre ndeshje me ekipin e parë në sezonin 2015/16, dhe në fund të kampionatit u huazua te Alaves për të fituar përvojë.

Paraqitjet e tij të mira bën që klubi ta rikthej në Santiago Bernabeu.

Screenshot 24 2

Federico Valverde

Madrid nënshkroi me të në korrik të 2016 për Real Castillan, dhe pas disa ndeshjeve me rezervat ai shkoi te Deportivo La Coruna sezonin e kaluar.

Screenshot 25 2

Julen Lopetegui e ka kthyer nga huazimi. /Telegrafi/

telegrafi sport app