Margot Robbie tërhoqi vëmendjen në Javën e Modës në Paris, ku u shfaq në sfilatën e Chanel me një veshje mahnitëse në të kaltër të errët.

Aktorja 35-vjeçare kishte zgjedhur sytjena, të kombinuara me një xhaketë bomber dhe pantallona të gjerë të qepur me material të njëjtë, duke theksuar linjat e trupit të saj të tonifikuar.


Pamjen e plotë e kompletoi me çizme lëkure dhe një çantë elegante në të njëjtën ngjyrë, shkruan DailyMail.

E ulur në rreshtin e parë pranë aktorit Pedro Pascal, ylli australian tërhoqi sytë e të gjithëve, ndërsa më vonë foli për sfidat personale që përjeton në Hollywood.

Në një intervistë për The Mirror, Margot pranoi se shpesh përballet me sindromën e mashtruesit, duke ndier frikë se suksesi i saj mund t’i “hiqet” në çdo moment.

“Çdo herë më duket sikur kjo do të jetë hera e fundit që mund ta bëj”, u shpreh ajo me sinqeritet.

Aktorja foli gjithashtu për hezitimin e saj për të përdorur theksin australian në filma, duke theksuar se ende ndien pasiguri për ta shfaqur veten plotësisht në rolet që merr.

Ndërkohë, filmi i saj i fundit, “A Big Bold Beautiful Journey”, nuk pati sukses në kinema, duke arkëtuar vetëm 8 milionë dollarë (afërsisht 6.83 milionë euro) në mbarë botën, shumë më pak se buxheti 50 milionësh.

Kritikët e quajtën rrëfimin “të zbrazët”, megjithëse vlerësuan kimisë e saj me aktorin Colin Farrell.

Tani, Robbie po përgatitet për projektin e saj të radhës, një version modern dhe provokues të “Wuthering Heights”, ku do të luajë përkrah Jacob Elordit.

Filmi pritet të publikohet në shkurt 2026, ndërsa publiku pret të shohë nëse Margot do të arrijë të rikthehet në majat e suksesit. /Telegrafi/