Margot Robbie, 35 vjeçe, ka ndarë komentet e saj të para rreth amësisë nëntë muaj pas lindjes së djalit të saj të parë me bashkëshortin Tom Ackerley.

Aktorja, e njohur për rolin kryesor në Barbie, përshkroi për Entertainment Tonight eksperiencën e të qenit nënë si “më të mirën”.


“Është sikur, kur përpiqesh t’ia shpjegosh dikujt që ka fëmijë, nuk ke nevojë sepse ata e kuptojnë, dhe nëse nuk e kuptojnë, ndoshta është thjesht shumë e mërzitshme ta dëgjosh. Pra, është pak a shumë si, 'Është më e mira' e kupton?”, tha Robbie, shkruan DailyMail.

101450731 15023549 image a 51 1755826563843

Dy prindërit e rinj janë shumë të lumtur me djalin e tyre, të cilin e mirëpritën në tetor 2024, por ende nuk kanë zbuluar emrin e tij.

Shtatzënia e Margot u bë publike në korrik, ndërsa çifti shijoi një pushim romantik në Sardenjë në fund të gushtit.

101450787 15023549 image a 52 1755826567824

Robbie dhe Ackerley janë martuar që nga viti 2016 dhe janë bashkëproducentë në projekte të ndryshme përmes kompanisë së tyre LuckyChap Entertainment.

Ndërkohë, Margot po promovon filmin e saj të ri, A Big Bold Beautiful Journey, ku luan krah Colin Farrell.

101450755 15023549 image a 53 1755828282337

Filmi, një romancë fantazi, do të dalë në kinema më 19 shtator dhe tregon historinë e dy të panjohurve që përjetojnë kujtimet e së kaluarës përmes një portali misterioz në pyll.

Pavarësisht angazhimeve të shumta, Margot ka planifikuar të marrë një pushim nga rolet kryesore në filma pas suksesit të saj në Barbie, duke u fokusuar në projekte jashtë ekranit dhe në familjen e saj. /Telegrafi/