LAJMI I FUNDIT:

Maresca po ribashkohet me Manchester Cityn e Pep Guardiolas

Maresca po ribashkohet me Manchester Cityn e Pep Guardiolas

Enzo Maresca ishte trajner i Parmës në Serinë B këtë sezon, por raportohet se po kthehet në Manchester City si ndihmës trajneri i Pep Guardiolës.

42-vjeçari ishte shkëputur nga roli i asistentit për të drejtuar skuadrën U-23 të Manchester Cityt, më pas mori rolin e trajnerit te Parma në verën e vitit 2021.

Sidoqoftë, kjo zgjati vetëm 14 ndeshje para se të shkarkohej në nëntor të vitit 2021.


Pep Guardiolas i largohet krahu i djathtë nga Man City, ai ka nënshkruar me klubin Al-Sadd
Lexo po ashtu Pep Guardiolas i largohet krahu i djathtë nga Man City, ai ka nënshkruar me klubin Al-Sadd

Tani – Sky Sport Italia raporton se Maresca do të kthehet në Manchester City si ndihmës trajner i Guardiolës, duke zëvendësuar Juanma Lillo.

Ai e kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij drejtuese në rolin mbështetës te Ascoli për Fulvio Fiorin, Sevilla nën drejtimin e Vincenzo Montella dhe Joaquin Caparros, më pas për 64 ndeshje në West Ham United me Manuel Pellegrini.

Maresca është gjithashtu i njohur edhe për kalimet e tij si lojtar, duke përfaqësuar skuadrat si West Bromwich Albion, Juventus, Bologna, Fiorentina, Sevilla, Olympiacos, Malaga, Sampdoria dhe Palermo përpara se të pensionohej në vitin 2017. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi nuk ndalet – tani shënon me goditje me këmbë nga brenda zonës

Vedat Muriqi nuk ndalet – tani shënon me goditje me këmbë nga brenda zonës

La Liga
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Vedat Muriqi po kthehet në formën e tij – shënon gol të bukur ndaj Las Palmas

Vedat Muriqi po kthehet në formën e tij – shënon gol të bukur ndaj Las Palmas

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Liga e Parë, grupet A dhe B: Fitojnë pretendentët kryesorë

Liga e Parë, grupet A dhe B: Fitojnë pretendentët kryesorë

Liga e Parë

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori