Napoli ka shënuar fitoren e radhën në ligën elitare italiane, Serie A.

Napolitanët triumfuan si mysafirë të skuadrës së Torinos me rezultat 3-1.


Tre gola të shënuara në pjesë të parë nga napolitanët, përfunduan ndeshjen që në pjesë të parë, duke rikthyer ekipin e Maurizio Sarrit në krye të elitës italiane të futbollit.

dona

Golin e nderit për torinezët e shënoi sulmuesi Andrea Belotti, i cili e vetmja pikë e shndritshme te vendasit.

Ndërkaq, sllovaku Marek Hamsik ka shënuar golin e 115 me fanellën e Napolit, duke barazuar kështu legjendën e klubit, Diego Maradona.

Ky i fundit ka fituar titullin e kampionit të Italisë me Napolin në vitin 1990. /Telegrafi/

telegrafi sport app