Aventura e mbrojtësit brazilian Marcelo te Real Madridi është në fundin e saj.

Pas 14 viteve qëndrim në Santiago Bernabeu, veterani brazilian do të largohet nga gjiganti spanjoll.


Këtë edicion, mbrojtësi i majtë ka humbur vendin e titullarit te Real Madrid nga Ferland Mendy dhe ka luajtur pak nën urdhrat e trajnerit Zidane.

E ardhmja e anësorit pritet të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku David Beckham po mundohet ta transferojë te Inter Miami.

33-vjeçari është ofertuar edhe nga LA Galaxy, por Inter Miami tani janë favorit për të nënshkruar me të.

13 3 11907300

Sipas mediave spanjolle, Marcelo do të provojë të ndërprejë kontratën me Real Madridin që të largohet si futbollist i lirë në verë.

Marcelo iu bashkua Los Blancos në verën e vitit 2007 nga Fluminese, ku në atë kohë klubi spanjoll pagoi 6,5 milionë euro për transferimin e brazilianit.

Deri më tani, Marcelo ka zhvilluar 527 ndeshje me Real Madridin, ku ka shënuar 38 gola dhe ka bërë 101 asistime, duke u shëndrruar në një legjendë të klubit mbretëror spanjoll. /Telegrafi/

telegrafi sport app