Një maramë e vogël në formë katrori, simbol i kombinimeve të rokerëve të viteve pesëdhjetë të shekullit të kaluar, është aksesor i shkëlqyeshëm mode për flokë

Stili boho ka aksesorin e preferuar të modës i cili sjell mënyra praktike të lidhjes së flokëve dhe njëherësh i mbron flokët nga rrezet ultraviolete, por edhe i bën të duken si stil shumë retro.


Në të kaluarën rokerët e bartnin rreth qafe, ndërsa sot ajo ka kuptim të ndryshëm mode, por mund të shërbejë edhe në vend të rrethit, transmeton Telegrafi.

16410cae5244d5cdc37d19fac89d2c

Kur flokët janë ende të kripura, marama do të kujdeset për një model flokësh të thjeshtë, elegant, në ditët kur larja dhe stilimi i flokëve nuk bëhet fjalë.

2207eecf1150f758e189f2b3ed1f

Ka edhe mënyra të ndryshme të lidhjes, një ndër to është nyja në fund të flokëve, ndërsa napa në kokë shkon sipër ballit.

Kjo mënyrë e bartjes ka qenë hit edhe në vitet pesëdhjetë, kur damat me stil mbulonin flokët dhe i kombinonin me fustane pushimi.

Materiale ideale janë ato të pambukta, ndërsa i bukur është edhe mëndafshi, por ai di të rrëshqasë mbi kokë dhe flokë, sepse është shumë i lëmuar dhe i butë.

4c02ef4f01c5770e39a650e0cfad

Modeli flokëve të plazhit e do edhe maramën të lidhur mu në ballë, ky stil është ideal për gërshet apo bisht.

5855b7fae71c4fe60ea960306e5b

Si marama do të shërbejë edhe marama e vjetër me motive etno me lule.

6e304043955f3b208c4b

Elegancë retro sjell edhe një shall i hollë, i frymëzuar në vitet shtatëdhjetë dhe me motive të forta shumëngjyrëshe. Ky tip aksesori i modës mund të thuret edhe në flokë derisa janë ende të lagura, kur e lironi, do të keni tallaze të lehta.

7a9d69e46cb5f16d20d91

Detaji shumëngjyrësh i modës në flokë është simbol i kombinimeve verore për ditët e rastësishme. /Telegrafi/