LAJMI I FUNDIT:

Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë i bashkon edhe digjitalizimi

Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë i bashkon edhe digjitalizimi

Digjitalizimi është një fushë ku Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë nisur përgatitjet e përbashkëta për të intensifikuar bashkëpunimin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës nga Maqedonia dhe Zyra për teknologji informative dhe elektronike nga Serbia sot do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi.

Damjan Mançevski dhe Mihailo Jovanoviq sot do të vënë nënshkrimet e tyre në dokumentin për bashkëpunim në disa segmente të kësaj fushe, duke përfshirë këtu edhe informimin reciprok mes dy shteteve për nevoja të doganimit apo edhe për shkëmbim informacionesh. /Telegrafi/