LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia më larg se kurrë nga integrimi në BE, BDI rrezikon të mbetet në histori

Maqedonia më larg se kurrë nga integrimi në BE, BDI rrezikon të mbetet në histori

“Bashkimi Evropian dhe NATO-ja , janë kryefjala e këtij mandati, duke mos lënë mënjanë as mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik të qytetarëve.”, kishte thënë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë prezentimit të të arriturave të 100 ditëshit në qeveri (më 29.09.2014) dhe jo vetëm. Por analistët vlerësojnë se ndryshe nga premtimet e vazhdueshme të BDI-së, Maqedonia nuk ka qenë asnjëherë më parë më larg integrimit në BE.

Neziri: Me pjesëmarrjen në qeveri BDi ka përligjur politikat anti-integruese

“BDI ka dështuar në përcaktimin e saj për integrimin e vendit në BE, por edhe në NATO. Integrimi evropian sot është më larg se asnjëherë më parë. Korrupsioni, kriza e demokracisë dhe shkelja e të drejtave të njeriut kanë kthyer mbrapa vendin në rrugën e integrimit.”-deklaroi për Portalb Xhelal Neziri, “Për këtë regres patjetër se edhe BDi ka përgjegjësi, pasi me pjesëmarrjen në qeveri ka kontribuar dhe ka përligjë politikat anti-integruese dhe jodemokratike.”


Demiri: BDI do të jetë një e kaluar në skenën politike të shqiptarëve në Maqedoni

“Premtimet e BDI-së për anëtarësim në BE dhe NATO kanë qenë një frazë, që as ata vetë nuk e kanë kuptuar dhe asnjëherë nuk kanë bërë që diçka të ndodh në këtë drejtim. Kjo d.m.th. se ishte një frazë marketingu të cilën ata në mënyrë të pakuptimtë, në mungesë të ofertave politike e përdorën.”-tha Alajdin Demiri, “Sot kur Maqedonia është më larg se kurrë ndoshta edhe i mbyll dyert definitivisht për anëtarësi në BE, BDI sërish do të vazhdojë me të njëjtat premtime. Besoj se nuk është e vetëdijshme për pozitën e saj.”

Në pyetjen se si do të reflektohet kjo tek elektorati, Demiri sqaroi: “Natyrisht elektorati di ta çmojë këtë. Mirëpo BDI ka një elektorat të betonuar, ato të cilët janë të kërcënuar: të punësuarit dhe të tjerët dhe unë mendoj se vetëm ajo pjesë do t’i ngele, ndërsa pjesa e elektoratit të vetëdijshëm të cilët janë në gjendje të zgjedhin dhe të ofrojnë zgjidhje nuk do ta votojnë, BDI do të jetë një e kaluar në skenën politike të shqiptarëve në Maqedoni.”

Ndryshe, BE ia ndaloi Maqedonisë marrjen e 69 milion eurove nga Fondet IPA, gjë që drejtpërdrejtë prek Korridorin 8; pezulloi 27,1 milion eurot e para nga fondet IPA për Maqedoninë dhe zvogëloi 20,5 milionë euro nga IPA 2./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Kalo në kategori