Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 114-të, sipas fuqisë ushtarake

Platforma ndërkombëtare Global Firepower (GFP) ka publikuar renditjen vjetore të fuqisë ushtarake për vitin 2026, duke analizuar kapacitetet ushtarake të 145 shteteve nga e gjithë bota, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Renditja bazohet në mbi 60 faktorë të ndryshëm, përfshirë numrin e forcave ushtarake, armatimin tokësor, ajror dhe detar, buxhetin e mbrojtjes, kapacitetet logjistike, gjendjen financiare si dhe pozicionin gjeografik të secilit shtet.
Sipas GFP-së Maqedonia e Veriut renditet e 114 sipas fuqisë (indeksi i fuqisë ushtarake konsiderohet 2.4956).
Nga vendet e rajonit Shqipëria renditet në vendin e 77, Greqia-30, Bullgaria-62, Serbia-63, Kroacia-73, Kosova-138, Mali i Zi-128./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
8 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































