Maqedonia dhe Rusia dakordohen për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar

Për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes Maqedonisë dhe Rusisë, janë dakorduar sot ministrat e Bujqësisë, Ljupço Nikollovski dhe Aleksandar Tkaçov, në takimin në Moskë.
Ministri Nikollovski, i cili po qëndron për vizitë zyrtar në Rusi, tha se Qeveria e Maqedonisë do të vazhdojë t'i mbështesë kompanitë e Maqedonisë në promovimin e prodhimeve bujqësore-ushqimore në tregun rus, përmes mbështetjes për pjesëmarrjen e tyre në panaire të mëdha në Moskë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga ana e ministrit rus është theksuar që Maqedonia të vazhdojë me promovimin dhe pasurimin e asortimentit me prodhime të reja, për të silat ka interes tregu rus.
Në pjesën e mbikëqyrjes fitosanitare është biseduar edhe për ndihmën eksperte nga ana e Rusisë për inspektimin fitosanitar të Maqedonisë në pajtim me memorandumin e nënshkruar për bashkëpunim.
Përndryshe, eksporti i prodhimeve bujqësore të Maqedonisë në Rusi shënon rritje të vazhdueshme në vitet e fundit, ndërsa prodhimet bartëse janë pjeshkët, domatet, lakrat, kumbullat dhe cigaret./Telegrafi/





















































