Maqedoni, trafiku rrugor vijon me intensitet mesatar, në Qafëthanë pritet deri në 30 minuta

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata.
FREKUENTIM: Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare, nga e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, përveç në vendkalimin kufitar Qafë-Thanë, ku shënohet frekuentim i rritur, ndërsa pritjet janë rreth 30 minuta.
KUJDES: LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
REGJIMI SEZONAL I TRAFIKUT: Rruga P2332 Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçnik (lidhje me P1307 Doganën – lidhje me A3 dhe P1301 – Tërpejcën), nga 02.05.2020 deri në 15.11.2020 është e hapur për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve.
PUNIME NË RRUGË:
Për shkak të kryerjeve të punëve ndërtimore në fshatin Çajle, rruga rajonale Gostivar – f. Çegran është mbyllur për qarkullim, gjegjësisht trafiku është ridrejtuar përmes rrugëve alternative.
Nga data 21.08.2020, SHN Granit SHA Shkup do të kryejë rehabilitim dhe rikonstruim të rrugës rajonale P1205, aksi rrugor Krupishte-Probishtip. Për shkak të kësaj do të bëhet ndryshimi i regjimit të komunikacionit, nga udhëkryqi me rrugën rajonale P2230, deri në hyrje të Probishtipit. Përkatësisht komunikacioni do të rikahëzohet nga ura në l. Kisellica deri në hyrje të f. Zlletovë, përmes f. Ratavicë deri në Probishtip dhe anasjelltas. Nga vlera e veçantë është këtë rikahëzim ta respektojnë shoferët e automjeteve të rënda transportuese të cilët tranzitojnë nëpër këtë rrugë. Leja është me vlerë prej gjashtë muajve, përkatësisht deri në kompletimin e punëve.
Për shkak të kryerjes së unëve ndërtimore (asfaltim) nga data 19.08.2020 në rrugën rajonale P-2344 në aksin rrugor Gozollinci-Lisiçe- udhëkryqi Drenovë me Vranovcin e Epërm, në 40 ditët e ardhshme çdo ditë pune përveç të dielën në periudhën prej orës 10-15 do të ketë ndalesë të komunikacionit për të gjitha llojet e automjeteve. Punët do të zhvillohen deri më 01.10.2020.
NP Rrugët e Maqedonisë Shkup duke filluar nga 14.08.2020 do të zbatojë punime ndërtimore në rrugë (asfaltim) në rrugën rajonale Р-2238 f. Galiçnik – Маврово. Asfaltimi do të zhvillohet në aksin nga f. Galiçnik drejt Mavrovës. Punimet do të zhvillohen çdo ditë pune dhe gjatë fundjavave në periudhë prej orës 10:00 – 16:00 kur komunikacioni do të jetë në ndërprerje. Në vendin e punimeve do të vihet sinjalizimi i përshtatshëm i komunikacionit.
Për shkak të kryerjes së punimeve ndërtimore për sanim nga 28.07.2020 në aksin rrugor Negotinë – LLakavicë ka ndalesë për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese masa e përgjithshme e së cilave tejkalon 3,5 tonë. Rekomandohet respektimi i sinjalizimit rrugor për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion në këtë aks rrugor.
Komunikacioni në rrugën P-1107 Lagovë e Re – Vitolishtë nga 26.02.2020 zhvillohet në mënyrë alternative, në një korsi për shkak të punimeve ndërtimore në rrugë (gërryerje asfalti), për periudhën kohore prej 60 ditësh. Sinjalet e përshtatshme të komunikacionit janë instaluar në vendin e punimeve ndërtimore.
Viadukt Trejd njofton se më 25.05.2020 filloi të kryejë aktivitete ndërtimore gjatë rindërtimit të një pjese të Rrugës shtetërore A2 – shtegu nga BS Viena Petrol/Kumanovë pranë fshatit Stracin, 16 km i gjatë, për të cilin do të ndryshojë regjimi i trafikut, për një periudhë prej gjashtë deri në nëntë muaj.
Viktoria Invest SHPK Elbasan – Filiali Shkup kryen punime ndërtimore në autostradën Kërçovë – Ohër, seksionet 4 dhe 5. Në seksionin 5 Podmolje – Ohër km.5 + 861 në km.9 + 835 do të ketë ndryshim të regjimit të komunikacionit të shënuar në mënyrë të duhur me shenja të trafikut. Ndryshimi filloi më 20.03.2020. dhe do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve, për shkak të të cilave është përcaktuar nevoja për ndryshim.
Shtrabag AG njofton se po kryen veprimtari ndërtimi në rrugën eksprese A4 pjesa Shtip – Radovish. Drejtuesve të mjeteve u këshillohet që të afrohen me kujdes në këtë pjesë dhe të vëzhgojnë sinjalet e vendosura të komunikacionit.
VK Ilinden – Strugë njofton se për shkak të punimeve ndërtimore, ndërtimi i rrugës për zonën ZTIZH Strugë në rrugën rajonale A2 s. Podmolje – Strugë ka regjim të përkohshëm komunikacioni. Në këtë vend janë instaluar sinjalet e përshtatshme të komunikacionit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët