LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, rreth 2000 aplikime për pensione sociale

Maqedoni, rreth 2000 aplikime për pensione sociale

Aplikime të shumta pas hyrjes në fuqi të ligjit për pension social“, i cili ndër të tjera parashikon marrjen e një pensioni social për ata persona, të cilët nuk plotësojnë kushtet për të marrë pension të plotë, gjegjësisht nuk kanë stazh pune të mjaftueshëm. Nga Ministria e Punës dhe Politikës sociale (MPPS) informojnë se deri më 15 korrik të këtij viti janë dorëzuar 1869 kërkesa për pensione sociale, shkruan gazeta Koha.

“Bëhet fjalë për ata persona, të cilët nuk kanë qenë kontribuues në skemën e sigurimeve shoqërore ose për ata që kanë më pak se 15 vite pune të siguruara, si dhe ata persona që nuk kanë asnjë ditë stazh pune”, thonë MPPS-ja. Ndërkohë me hyrjen e ligjit në fuqi, MPPS informon se presin numër të madh të personave që do të aplikojnë për pension social, të cilët për shkaqe të ndryshme – nuk kanë qenë pjesë e tregut punues, njerëz të cilët janë marre kryesisht më bujqësi, mirëpo nuk kanë asnjë ditë stazhi pune.

“Ata të cilat nuk kanë asnjë ditë përvojë pune, është paraparë reforma sociale dhe për të njëjtit janë paraparë të ardhura minimale. Mundësia për përvetësimin e pensionit social jepet që të sigurohet mbrojte e grupit të qytetarëve, të cilët për shkak të periudhës së tranzicionit, nuk kanë arritur që të mbërrijnë kushtin për pension personal”, theksojnë nga Ministra për Punë dhe Politikë Sociale. Njëherit nga MPPS informojnë se sipas të dhënave të Qendrave sociale në gjithë territorin e Maqedonisë, ka interesim shumë të madh të personave që aplikojnë për fitimin e të drejtës së pensionit social.


“Pensioni social ka për qëllim zvogëlimin e varfërisë të personat e moshuar dhe sipas përllogaritjeve të para, pritet që deri në fund të këtij viti – bartës të pensionit social të jenë rreth 6000 persona”, thonë nga MPPS dhe shtojnë se për momentin – në Maqedoni ka rreth 310 mijë pensionist, ndërsa propozim-ligji i ri do të shtojë edhe së paku 6 mijë pensionistë, të cilët do të marrin 40 për qind nga pensioni mesatar.

“Të drejtë për pension social i siguruari e arrin atëherë kur do të arrijë moshën prej 64 vjet për meshkuj, gjegjësisht 62 vjet për femra. Paraprakisht, të drejtë të pensionit kanë pasur vetëm personat që kanë mbi 15 vjet përvojë pune. Kjo masë pritet që nga 1 janari i vitit të ardhshëm kur dhe do të bëhen pagesat e pensioneve social të parë shtetit brenda një viti do ti kushtojë 268.800.000 denarë ose rreth 4.4 milionë euro, ndërsa fondet të sigurohen në Buxhetin e vitit të ardhshëm”, thonë nga MPPS. Të gjithë ata persona që do të plotësojnë kriteret – në muaj do të marrin nga 6000 denarë ose shuma e pensionit social do të harmonizohet sipas nevoja të shfrytëzuesve të pensionit social.

“Pensioni social njëherë brenda vitit do të harmonizohet sipas shpenzimeve për jetë, gjegjësisht për sezonin dimëror do të marrin edhe 1000 denarë shtesë”, thonë nga MPPS. Ndërkaq, nga MPPS informojnë se të drejtën e pensionit social nuk do ta kenë ata të cilëve njëri nga partnerët merr pension të rregullt. “Kushti themelor për të fituar të drejtën e pensionit social është që të jetë shtetas i RMV-së dhe të këtë vendbanim të rregullt mbi 15 vite. Nëse njëri nga partnerët merr pension apo ka të ardhura tjera nga prona e patundshme me çka mbahet familja dhe të ketë të ardhura tjera nga ndonjë shtetet tjetër, atëherë nuk do ta ketë të drejtën për pension social”, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale./Koha/