Maqedonia e Veriut nuk ka arritur t’i kthejë turistët e huaj, të cilët mbushnin kapacitetet turistike gjatë festave të fundvitit. Masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, si dhe çmimet e larta, i kanë larguar edhe turistët vendorë për të kaluar disa ditë pushimi në qendrat turistike.
“Kemi vendosur që të mos shkojmë askund, por të qëndrojmë në shtëpi. Ka shumë arsye se pse e morëm këtë vendim si familje, por më kryesorja është gjendja me pandeminë, e cila nuk dimë se si do të shkojë tani me Omicronin, do të përkeqësohet ose jo. Si nënë e katër fëmijëve e kam shumë të vështirë t’i koordinoj që të gjithë të mbajnë distancë në përputhje me protokollet për mbrojtje nga virusi COVID-19”, thotë Nora nga Shkupi.
Edhe Dejan Angellovski, 20-vjeçar nga Shkupi, thotë se do të festojë me shokët në bujtinën e njërit prej tyre. Ai thotë se për të mbeten të papërballueshme çmimet në objektet hotelerisë, të cilat, siç thotë, janë të larta kundrejt shërbimeve që ofrojnë.
“Disa ditë do të qëndrojmë në bujtinën e një miku në Mavrovë. Atje vetë do të kujdesemi për ushqimin, sepse në restorante çmimet kanë shkuar shumë lart. Vetëm për një hamburger në Mavrovë duhet të paguash 250 e denarë (rreth 4.2 euro)”, thotë Dejani.
Nga Asociacioni i Hotelierëve, në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, thonë se rritja e çmimeve të produkteve ushqimore e ka imponuar edhe rritjen e çmimit të akomodimit.
Kryetari i Asociacionit të Hotelierëve, Kërste Bllazhevski, thotë për Radion Evropa e Lirë se rritja e çmimeve nuk do të ndikojë në uljen e rezervimeve nga ana e turistëve, qofshin ata vendorë apo të huaj, por është pandemia, përkatësisht masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit që dekurajojnë turistët të rezervojnë disa ditë pushimi në qendrat turistike të Maqedonisë së Veriut.
“Interesimi i ulët ka të bëjë me pandeminë. Çmimet janë korrekte, megjithëse janë shënuar rritje minimale për festat e fundvitit – flas për rajonin e Ohrit dhe atë të Strugës. Kapacitetet hoteliere në bregun e liqenit të Ohrit, gjatë festave të fundvitit kryesisht plotësoheshin nga mysafirë jashtë vendit, përkatësisht nga vendet e rajonit, si Bullgaria, Serbia, Greqia, Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria, por tani interesimi është shumë i ulët. Nëse më herët një agjenci turistike sillte pesë autobusë, tani mezi arrin të organizojë ardhjen e një autobusi me turistë të huaj dhe kjo s’ka të bëjë me çmimet, por me gjendjen me pandeminë”, thotë Bllazhevski.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, çmimet e shërbimeve në sektorin e hotelerisë janë rritur për 0,5 për qind nga nëntori, ndërkohë krahasuar me vitin e kaluar kjo rritje është për 1.2 për qind.
Nga Agjencia për Mbështetjen dhe Promovimin e Turizmit në Maqedoninë e Veriut, thonë se interesimi më i madh gjatë festave të fundvitit mbetet për qendrat turistike malore, si Kodra e Diellit, Mavrova, Krusheva etj. Numri i turistëve gjatë këtij viti është rritur për 40 deri 50 për qind krahasuar me një vit më herët.
Hotelierët thonë se ende nuk mund të flitet për plotësim të kapaciteteve sikurse para pandemisë gjatë sezonit të skijimit.
Hajrulla Hasani, i cili drejton një kompleks të hotelerisë në Kodrën e Diellit në Tetovë, thotë se ndihet mungesa e organizimit të shumë evenimenteve gjatë festave të fundvitit nga shumë ndërmarrje, gjë që ka qenë praktikë gjatë kësaj periudhe kohore.
“Në raport me evenimentet që organizohen për festat e fundvitit nga kolektivet, janë të reduktuara për shkak të kushteve me pandeminë. Kjo e bën të papërballueshëm funksionimin gjatë ditëve të javës kur nuk kemi turistë. Kapacitetet tona mbeten të ngarkuara vetëm gjatë ditëve të vikendit”, thotë Hasani.
Ai shton se sektori i hotelerisë në këtë kohë mbetet i goditur dhe për faktin se shumë takime dhe seminare, për shkak të pandemisë, mbahen online duke i lënë pa punë objektet hoteliere.
Nga ana tjetër, drejtori i Agjencisë për Mbështetjen dhe Promovimin e Turizmit, Lubço Janevski, thotë për Radion Evropa e Lirë, se duhet fokusuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve për t’i kënaqur nevojat e klientëve të huaj.
“Na duhet të punojmë për ngritjen e cilësisë së shërbimeve, sepse nëse klientët janë të kënaqur, për ta nuk paraqesin problem çmimet – flas për turistët e huaj që zakonisht janë nga Polonia, Holanda Belgjika etj”, thotë Janevski.
Për t’i amortizuar humbjet që ka shënuar sektori i hotelerisë dhe ai i gastronomisë, për qytetarët me të ardhura më të ulëta Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndarë kuponë në vlerë prej 100 eurosh, të cilët mund t’i shfrytëzojnë në qendrat turistike të vendit.
Nga Asociacioni i Hotelierëve thonë se kjo masë e ka ndihmuar sektorin e turizmit, por shtojnë se shteti ka dështuar të promovojë vendin si destinacion i sigurt turistik nga virusi COVID-19 për turistët e huaj, të cilët janë drejtuar në vise të tjera dhe vështirë mund të rikthehen në Maqedoninë e Veriut./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Indeksi i perceptimit të korrupsionit – Maqedonia në vendin e 88-të së bashku me Kazakistanin dhe Vietnamin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-11-123606-380x233.png)
Indeksi i perceptimit të korrupsionit – Maqedonia në vendin e 88-të së bashku me Kazakistanin dhe Vietnamin
![Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për Fikrim Damkën dhe nipin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/damka-380x233.jpg)
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për Fikrim Damkën dhe nipin e tij
![Trajtimi më bashkëkohor dhe zgjidhja e përhershme për venat e zgjeruara në “Acibadem Sistina”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/AS_ProshireniVeni_Feb2025_Telegrafi-380x233.png)
Trajtimi më bashkëkohor dhe zgjidhja e përhershme për venat e zgjeruara në “Acibadem Sistina”
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474813508_1577427039628263_4897671784753099026_n-e1739266657157-780x439.jpg)
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Faton-osmani-1-e1739266635292-780x439.jpg)
Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani
![Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-1-780x439.jpg)
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht