LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, paguhet për rrugë por paratë shkojnë tjetër kund

Maqedoni, paguhet për rrugë por paratë shkojnë tjetër kund
Foto: Ilustrim

Deri në fund të vitit të kaluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsejtë 411.611 vetura. Gjatë regjistrimit të veturave qytetarët përveç kontrollit teknik të veturës paguajnë edhe të shpenzime të tjera siç janë taksa komunale, ekologjike dhe për fondin e rrugëve.

Taksa komunale paguhet prej 50 denarë deri më 400 denarë varësisht nga vëllimi i motorit të veturës. Taksa ekologjike paguhet nga 90 denarë deri më 210 varësisht sa kalë fuqi ka vetura. Ndërkaq pagesa më të larta qytetarët paguajnë në Fondin e rrugëve. Të gjitha këto pagesa janë të detyrueshme gjatë regjistrimit të veturave e rendojnë shumë xhepin e veturave, sidomos kur bëhet fjalë për pagesa për Fondin e rrugës të cilat shkojnë nga 730 denarë deri më 4050 denarë varësisht sa është vëllimi i motorit.

Përveç që paguajnë për fondin e rrugëve qytetarët e paguajnë dhe taksa rrugore nëse shfrytëzojnë autostrada. Vozitësit që rregullisht pothuajse çdo ditë shfrytëzojnë autostradat për të shkuar në punë paguajnë shuma të majme në pikat pagesore. Për shembull nëse udhëton nga Tetova drejt Shkupit për në punë duhet të paguash 80 denarë gjegjësisht 160 denarë vajtje ardhje. Qytetarët e Gostivarit që shfrytëzojnë autostradën për të shkuar deri në Tetovë paguajnë 120 denarë, ndërkaq qytetarët që përdorin për çdo ditë autostradën Shkup – Kumanovë dhe anasjelltas paguajën 200 denarë në ditë. Po nëse një qytetarë nga Kumanova apo Gostiavri dëshirojnë të shkojnë në Kumanovë apo Gsotivar në të gjitha pikat pagesore duhet për vajtje ardhje të paguan gjishsej 4800 denarë apo 8 euro taksa rrugore. Vetëm vitin e kaluar nga kjo pagesë Ndërmarrja shtetërore për rrugë publike ka inkasuar 40.5 milion euro.


Përveç taksave rrugore, vozitësit paguajë edhe për Fondin e rrugëve dhe varësisht nga volumi i motorit i bie që brenda një viti të paguajnë mesatarisht 30 euro. Nëse brenda një viti vozitësit regjistrojnë mbi 400.000 mijë vetura, Fondi i rrugëve nga xhepi i qytetarëve inkason rreth 12 milion euro, kështu që së bashku me taksat rrugore dhe fondin për rrugë qytetarët e Maqedonisë së Veriut paguajnë mbi 53 milion euro, ndërkohë që infrastruktura rrugore vazhdon të mbetet më e dobëta në rajon, në veçanti pjesa Veriperëndimore e vendit, përjashtuar ndërtimin e një pjesë të autostradave dhe rrugëve magjistrale viteve të fundit në Maqedoninë Lindore me para nga buxheti shtetëror dhe një pjesë më kredi të marra nga institucionet e huaja financiare.

Sa për ilustrim autostrada Kumanovë – Shkup – Gostivar është në funksion plotë 15 vite, ndërsa për këto 15 vite nga kjo pagesë as që është ndërtuar ndonjëra nga autostradat që lidhin Shkupin me Shqipërinë dhe Kosovën me para buxhetore por as dhe më kredi siç u bë vitet e fundit janë ndërtuar autostrada të shumta në Maqedoninë Lindore. Pse qytetarët paguajnë taksa rrugore në pikat pagesore të autostradave dhe në në të njëjtën kohë gjatë regjistrimit të veturave paguajë edhe për Fondin e rrugëve, e në anën tjetër këto para aspak nuk shfrytëzohen për ndërtimin e autostradave apo riparimin e rrugëve magjistrale apo lokale nga Agjencia për rrugë shtetërore arsyetohen se parat që grumbullohen nga taksat rrugore shkojnë për pagesën e kredive të marra për ndërtimin e këtyre autostrade ndërsa para nga Fondi rrugor po përdoren për riparimin rrugëve magjistrale dhe lokale që janë nën kompetencat e komunave.

“Pagesat nga taksat rrugore që i paguajnë vozitësit janë për vetë faktin se shfrytëzojnë autostradat. Nëse një vozitës do të ketë rehati gjatë vozitjes nëpër rrugë të mira atëherë është normale dhe të paguan për këtë. Ndërsa sa i përket pagesave që bëjnë për Fondin rrugor gjatë regjistrimit të veturës janë pagesa tjera me të cilat menaxhojnë komunat dhe shpenzohen për riparimin e rrugëve magjistrale dhe lokale”, thotë Josip Lazarevski nga Sektori për mirëmbajtjen e rrugëve dhe objekteve elektro energjetike.

Në pyetjen se a mund të numëron vetëm një aktivitet deri më tani që është realizuar për mirëmbajtjen e autostradës Kumanovë- Shkup-Tetovë me parat e vozitësve, të cilët plotë 15 vite paguajnë taksa rrugore ai thotë se vazhdimisht ka aktivitete në autostradën Kumanovë, Shkup dhe Gostivar ku rinovohet apo mirëmbahen këto autostrada. Por për momentin, shton ai, nuk kam informata të sakta se në cilin lokacion të këtyre autostradave janë realizuar kësisoj punime. “Nëse qytetarët dëshirojnë t’i shfrytëzojnë autostradat duhet patjetër dhe të paguajnë. Ndërsa parat nga fondi i rrugëve shkojnë në llogari të komunave dhe komunat duhet të kryejnë aktivitete për riparimin rrugëve lokale apo ndërtimin e ri të infrastrukturës rrugore nëpër komuna”, thotë Lazarevski.

Se pse nuk ndërtohen me vite autostradat që lidhin Maqedoninë me Shqipërinë dhe Kosovën me para buxhetore, siç u ndërtuan për një periudhë shumë të shkurtë në Maqedoninë Lindore, Lazarevski thotë se së shpejti do të jetë në përdorim autostrada që lidh Kërçovën me Strugën si dhe autostrada Shkup- Bllacë. “Në autostradën Kërçovë – Strugë së shpejti fillojnë punimet dhe se përfundimi i kësaj rruge do të jetë gati në afatin e paraparë për lëshim në përdorim”, thotë Lazarevski.

Në pyetjen se pse kjo autostradë ndërtohet me kredi e jo me para buxhetore siç parashihet dhe ndërtimi i autostradës Shkup- Bllacë, siç u ndërtuan autostradat në Maqedoninë Lindore ai thotë se këto vendime i merr qeveria. “Qeveria ka vlerësuar se duhet të ndërtohen me para buxhetore dhe ashtu do të bëhet. Së shpejti fillohet dhe ndërtimi i autostradës Shkup- Bllacë që do të financohet nga buxheti i Agjencisë për rrugë shtetërore. Dy kilometrat e para shpenzimet i mbulon shteti ndërsa pjesa tjetër prej 10 kilometrave do të financohet me para të kredive të mara”, thotë Josip Lazarevski./