Maqedoni, lodrat e fëmijëve që vijnë nga Kina dhe Tajlanda, janë kancerogje

Lodrat për fëmijë me origjinë nga Kina dhe Tajlanda të cilat janë kancerogjene, janë të pranishme edhe në vendin tonë. Madje, sipas Inspektoratit Sanitar që bën inspektimin e cilësisë së lodrave në Maqedoni, 5% nga sasia totale e tyre janë të pasigurta, dhe kjo e dhënë i referohet tre mujorit të parë të vitit 2019.
“Kemi marrë rezultate se 5% nga importi i përgjithshëm janë klasifikuar si të pasigurta. Në marrim mostra nga çdo dy importe me origjinë nga Tajlanda dhe Kina, dhe në çdo 4 importe nga Bashkimi Evropian. Kryesisht lodrat e pasigurta janë nga Tajlanda dhe Kina”, deklaroi Irina Buhova, Inspektorati Shtetëror Sanitar.
Megjithatë “5 përqindëshin” e Inspektoratit e demanton Asociacioni “Gazetarët për të Drejtat e Njeriut”, sipas të cilëve përqindja e lodrave të pasigurta në vendin tonë është shumë më e lartë.
“Praktika dëshmon se në lodra të pasigurta hasim çdo ditë. Ato janë në shitje edhe në dyqane të mëdha për lodra. Lodra të pasigurta janë ato të cilat nuk kanë deklarime, pa marrë parasysh se ku janë prodhuar, pasi në Maqedoni nuk kemi industri për prodhimin e lodrave, ndërsa shumë pak kompani importojnë. Lodrat e pasigurta më së shumti shiten në ambiente të hapura”, thanë nga Asociacioni “Gazetarët për të Drejtat e Njeriut”.
Por, një pjesë e mirë e qytetarëve nuk janë të informuar për standardet që duhet të plotësojnë lodrat, në mënyrë që ato të mos rrezikojnë shëndetin e fëmijëve të tyre – standarde këto të vendosur nga Bashkimi Evropian, bazuar pas një sërë skandaleve të fundit me lodra kancerogjene të sekuestruara në tregjet evropiane.
“Nuk mendoj për atë. E di se janë helmuese, por edhe garanci të ketë, përsëri njësoj është.
“ Ka disa janë kancerogjene vijnë nga Kina, ajo është e vërtetë por tash gjithçka që marrim është kancerogjene. Blejmë edhe nëpër qendra tregtare, por edhe nëpër tezga.”
“Po varet edhe ku i blejmë. Zakonisht i blejmë në dyqane ku janë më kualitet. Përndryshe kështu nëpër treg asnjëherë jo.”
“I shoh edhe nga kualiteti, por edhe nga çmimi, sepse kur janë më të shtrenjta duhet të jenë më të mira. Edhe nëpër tezga kam blerë për nipin tim.
Gjatë vitit të kaluar në vend kanë hyrë lodra në vlerë mbi 4 milion euro. Imitimet e lodrave origjinale të cilat zakonisht krijohen nga materiale të dëmshme, konfiskohen”, thotë zv, drejtori i Doganave, Irfan Buçi.
Kur na kthehet përgjigje nga kompanitë se malli është i falsifikuar, imitim i origjinalit, ne e konfiskojmë atë mall. Nëse për herë të dytë përsëritet e njëjta vepër e të njëjtit importim ne e procedojmë me aktpadi penale. Por ndodh shumë shpesh që të hasim në imitim të mallrave- tha Irfan Buçi – zv. Drejtor i Doganave.
Pas rasteve të shpeshta viteve të fundit me konfiskimin e lodrave të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve, Bashkimi Evropian ka vendosur standarde rigoroze të përmbajtjeve plastike, i njohur ndryshe si “Rapid Alert System”. Kjo platformë ka bërë bashkë disa shtete, të cilat alarmojnë njëra tjetrën për lodra të tilla kancerogjene, të cilat afishohen në uebfaqen e tyre për publikim. Rregullorja për përcaktimin dhe kërkesat e veçanta të sigurisë ka këto pika: karakteristikat kimike, karakteristikat fizike dhe mekanike, testi i ndjeshmërisë dhe testi i etiketimit (mbishkrimet e nevojshme)./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Përplasi për vdekje me gomone 7-vjeçaren në Himarë, Apeli lë në fuqi 18 vite burg për Arjan Tasen

Publikohet shpallja për pranimin e 300 ushtarëve të rinj dhe 10 nënoficerëve në Armatën e Maqedonisë

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët