Çfarë ajri thithim dhe sa i ndotur është – i jep përgjigje “Hulumtimi për cilësinë e ajrit në shkollat publike dhe kopshtet e bëra në pesë komunat e Gostivarit, Strugës, Kumanovës, Strumicës dhe Kavadarit”, zbatuar nga UNDP dhe me mbështetje financiare nga Suedia. Mesatarisht Maqedonia e Veriut i tejkalon thuajse dy herë rekomandimet e Organizatës Botërore të SHëndetësisë (OBSH). Që do të thotë se në përgjithësi, thithim ajër të ndotur, si brenda ashtu edhe jashtë. Ndërkohë ajri i brendshëm ndoshta është problem më i madh, veçanërisht në periudhën e dimrit, kur qëndrohet brenda më shumë se jashtë. Gjatë prezantimit të rezultateve profesori nga Universiteti i Shtipit Dejan Mirakovski, tha se në një periudhë gati njëvjeçare, sipas metodologjisë së rekomanduar nga OBSH, kanë arritur të analizojnë cilësinë e ajrit në ambientet ku qëndrojnë fëmijët dhe nxënësit.
I pyetur se në cilën nga pesë komunat e përfshira nga projekti ndotja ishte më e madhe në shkolla dhe kopshte, ai u përgjigj se gjetjet ishin të ngjashme në të pesta.
“Nuk ka dallim mes sezonit të ftohtë dhe të ngrohtë, ashtu si ajri i ambientit dhe vlerat janë të ngjashme, duke filluar nga 42 ose 43 deri diku rreth 80 mikrogramë për metër kub, përqendrimet mesatare dhe PM 2.5. Maksimumi është 25 për tetë orë ajër të brendshëm, vlerat e ambientit dhe të brendshëm janë të ndryshme”, shtoi Mirakovski. Ai ka shtuar se ndryshe nga problemi i ajrit të ndotur jashtë, ka shumë zgjidhje për ajrin e brendshëm – nga sistemet moderne të ventilimit deri te sistemet e thjeshta të pavarura të filtrimit të ajrit që mund të zvogëlojnë 80-90 për qind të përqendrimeve të ajrit.
Sipas ambasadores suedeze Ami Larsson Jain dhe përfaqësuesit të përhershëm të UNDP-së Armen Grigorjan, gjetjet e sondazhit do të ndihmojnë pesë komunat në trajtimin e problemit. Sipas ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, cilësia e ajrit është jashtëzakonisht e rëndësishme, sidomos në shkolla, sepse ndikon në zhvillimin psikofizik të nxënësve. “Shteti duhet të punojë për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe punës në të gjithë mjedisin, por sigurisht edhe intensivisht në shkolla”, ka thënë Janevska. Për zëvendësministrin për politikë sociale, demografi dhe rini, Gjoko Velkovski, ky është një problem alarmant, për të cilin dëshmon edhe shifrat e larta të shtrimeve në spitale.
“Duhet të bëjmë një plan konkret dhe të fillojmë luftën kundër ajrit të ndotur dhe si ta zvogëlojmë atë ndikim, para së gjithash tek më të rinjtë tanë”, tha Velkovski. MPSDR ofron bllok subvencione për çerdhet në nivel lokal dhe me ato mjete mund të blejnë pastrues ajri. Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në lidhje me trajtimin e ndotjes në vend, ka treguar se Qeveria ka miratuar një projekt të Ministrisë, i cili duhet të funksionojë deri në fund të vitit të ardhshëm. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës