Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njofton se në vazhdimësi kanë marrë dhe se janë duke marrë armatim nga ShBA-ja, dhe se blerja e fundit ka qenë në muajin tetor.
Maqedonci tha se në asnjë rast s’ka pasur hezitim nga ShBA-ja për t’i shitur armë FSK-së, por përkundrazi ai ka pasur mundësi që të shkojë në vizitë atje në dhjetor të vitit të kaluar, ku ka pasur takime në departamentin e shtetit dhe atë të mbrojtjes dhe se ka marrë mbështetje jashtëzakonisht të madhe për ndërtimin e kapaciteteve.
Maqedonci po ashtu theksoi se për raketat antitank “Javelin” është bërë pagesa për dy këste, nga tre sa janë gjithsej, dhe se janë në sinkronizim, koordinim dhe në komunikim me ShBA-në që t’i kemi, siç tha, në një afat sa më të shkurtër.
“Vlerësoj që gjatë vitit 2025 do të kemi ardhjen e parë të Javelinëve. Por është për t’u theksuar se tanimë FSK nuk është në mungesë të sistemeve raketore antitank. Ne kemi bërë blerje nga Turqia të dy sistemeve”, deklaroi Maqedonci, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.
Maqedonci ka thënë se nuk ka asnjë informacion për humbje të ndonjë droni “Bayraktar”.
Ai u pyet për këtë çështje të ngritur nga zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj, i cili pati deklaruar se FSK-së i ka humbur një “Bayraktar”.
“Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja janë institucione kredibile. FSK-ja është jashtëzakonisht profesionale, ndër më profesionalet në regjion, dhe unë pranoj raporte të rregullta nga Komandanti i FSK-së dhe nga struktura tjera të FSK-së dhe MM-së, për çdo aspekt të zhvillimeve në FSK, dhe asnjëherë, në asnjë rast, nuk kam pranuar ndonjë informacion për humbje të ndonjë droni”.
“Pa humbur, nuk mund të ngrihet si çështje”, u shpreh ai, kur u pyet nëse është ngritur si çështje pretendimi se ka humbur një dron.
“Atë deklarim e kanë parë të gjithë, edhe komandanti i FSK-së edhe FSK. Ne kemi njësi të dizajnuara për këtë çështje”, potencoi i pari i MM-së, Ejup Maqedonci.
Ai tha se FSK-ja dhe Ministria e Mbrojtjes janë shumë të kujdesshme për t’u informuar në rast të humbjes së këtyre sistemeve “për shkak të ndjeshmërisë që ato kanë”.
Për blerjen e armatimit për FSK-në, ai tha se ka tejkalim të planit.
“Ne kemi bërë blerje edhe përtej planit gjithëpërfshirës. P.sh., me pushkët individuale ne e kemi arritur dyfishin e asaj që do të duhej të arrihej deri në vitin 2028. Pra, sot kemi dy herë më shumë pushkë se që do të duhej të kishim”, deklaroi ministri.
Ai tha se këto blerje janë bërë në koordinim me partnerët, e sidomos me ShBA-në.
Tutje, ai tha se kanë bërë kontrata edhe me Gjermaninë për sisteme të ngjashme raketore anti-tank, të ngjashme me Javelinët.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!