Që ta di çfarë këshille të jap, duhet të di çfarë kurve je.
Ta zëmë se je kurvë e nivelit më të lartë, superkurvë, lavire, rruspie. Në këtë rast, ta bësh gjoksin sa të lopës, t’i frysh buzët si idh, t’i bësh dhëmbët sa të kalit, të veshësh në behar një kanotjere me harqe nga mbrapa që shpatullat të duken si ythë, t’i thuash babit “ik o idiot”, t’i klithësh mamit “qepe moj shtrigë”, të mos lexosh kurrë një libër, si kurvë që je, ti këto i di, e vetmja këshillë është të mos e teprosh. Se po e teprove ti merre me ment ç’bëhet me inferioret e tua, kurvat e tjera, për shembull me kurvën mediatike.
Nëse je putanë gazete, mos rresht së ngrituri në qiell laviret e çfardolloj kallëpi, rrace, krahine, ideje. Kushtoju faqe të tëra me ngjyra dhe pa ngjyra. Dashnorët, partnerët, brekët, tekat, qokat, prirjet seksuale, perversitetet.
Po qe kurvë televizive, përdore me sa më tepër efikasitet video-kuvllëkun. Hiqu sikur nuk e ke sa gjithë të tjerat, por gjigant në formë harku nga kërthiza te kurrizi. Fto në studio hajdutët më të mëdhenj të pushtetit, politikës, biznesit, me të cilët mund të bësh kombinime interesi nga më të leverdisshmet. Vetëm ata. Me fukarenjtë s’ke punë, nga ata s’del gjë.
Po je kurvë e shoqërisë civile hiqu sikur e ke po aq të madh, jo lart e poshtë në formë harku po rretheqark. Rri gjithë kohën nëpër konferenca dhe simpoziume. Kohën që do teprojë nga simpoziumet shfrytëzoje për kalkulime si t’i vjedhësh 100 për qind të pareve, ose të paktën 95 për qind.
Kurva politike, kjo kurvë e kurvave, kjo maksikurvë, kjo superkurvë, kjo hyperkurvë, s’ka nevojë për këshilla kurvllëku se kurvllëqet i di vetë të tëra.
Kurva e zakonshme, ose kurva ordinere, për shkak të numrit tepër të madh dhe në rritje, si dhe larushisë marramendëse; e re, e vjetër, e bukur, e pabukur, amatore, profesioniste, me ose pa dëshmi për ushtrim kurvllëku, kurva ordinere është më e vështira për t’i dhënë këshilla. Megjithatë, çfarë një kurvë ordinere duhet të dijë, le ta ilustrojmë me një rast tipik që vlen për të gjitha llojet dhe stërllojet e kurvave.
E ke njohur, ta zëmë, në një pub ose në Fejsbuk. Jeni ulur në një kafene. Ti kurvë ai budalla, keni gjysëm ore që mëc njëri mëc tjetri s’po hapni do asnjë muhabet. Kur befas, pikërisht në momentin që ti pret që atij t’i ngrihet muhabeti, atij i bie celulari. Kujdes. Ti, duke mos qënë budallaqe po kurvë, nuk duhet t’i lejosh vetes gabime aq trashanike sa t’i thuash; “Merru me muhabetin, mos u merr me celularin”. Se po t’i thuash këtë, budallait që mbahet për burrë do t’i duket vetja legen që nuk bën çfarë do vet por çfarë i thua ti. Prandaj, ruaj gjakftohtësinë.
Këto situata nuk përballohen me ngutje, por me mendjemprehtësi, me diplomaci kurvërore. Se tani e mori në celular atë një tjetër si ty, por pas pak do të marri në celular ty një tjetër si ai, dhe duke u marrë gjithë kohën me zile dhe celulara, ka rrezik t’ju përpijë heshtja të dyve. Megjithatë s’është problem. S’ka kohë më të përshtatshme se heshtja për ta kqyrur mirë e mirë njëri-tjetrin si lopa-lopin. Mes shikimesh epshore, do këmbeni dhe ndonjë llaf. Por, ngaqë kokërruari aq ment ka, muhabeti mund të rrëshqasi nëpër tema të rrezikshme.
Për Shqipërinë, për shembull. Ose edhe më zi akoma, për ndonjë katund të Shqipërisë. Po ra fjala për të tilla, do të marri për katunare, kurvë katundi, prandaj urgjent degdise muhabetin në Itali, Francë, Amerikë, Gjermani. Ku jetohet mirë, ka shkolla të mira, ushqime të shëndetëshme, shoqëri për së mbari, punë të lehta që paguhen sa s’ta merr mendja, dhe plot gjëra të tjera të mrekullueshme. Nuk është çudi të të thotë edhe “kurvë”. Jo për ofendim, por sepse ashtu i dukesh. Në këtë rast bëji sqarimin përkatës. Thuaji se po të jeshë kurvë ti, i bie që të jetë kurvar ai. Nëse këto cilësime nuk i bëjnë përshtypje, thelloje qartësimin. Thuaji se nuk ka “goca të mira”, “goca të këqija”, “goca të bukura”, “goca të pabukura”, goca kështu e goca ashtu, “çuna të mirë”, “çuna të këqinj” etj., por ka vetëm “goca të mira dhe kurva”, “kurvarë dhe çuna të mirë”.
Në diktaturë kishim shumë më tepër kurva se goca të mira. Në demokraci kemi më tepër goca të mira se kurva. Meqënëse edhe atëhere kur dominonin kurvat edhe tani që janë në shumicë gocat e mira, ka pasur dhe ka “çuna të mirë” që vdesin për kurva dhe kurvarë që vdesin për “goca të mira”, sa dhe “goca të mira” që ngordhin për kurvarë dhe kurva që lënë kokën për “çuna të mirë”. Ky lëmsh çunash dhe gocash, kurvash dhe kurvarësh, është arësyeja që zbërthen enigmën pse edhe atëhere edhe tani nga martesat e shqiptarëve dalin me shumicë bastarda. Nga ky qartësim ai nuk do kuptojë gjë. Ç’rëndësi ka kupton a s’kupton një budalla. Rëndësi ka të pushkatohet koha. Të iki dita e kafenesë të vijë nata e krevatit, të zbardhi nata e qefit, të nxijë dita e muhabetit.
Po ra fjala për politikë, thuaji se politika është kurvë dhe kurva politikë. Ai, i mahnitur nga erudicioni yt kurvëror, mund të pyesi “Po unë si kurvar a jam politikan ?” Thuaji “Akoma jo”.
Nëse këto këshilla për kurva ti lexuesja ime e shtrenjtë nuk i zbaton dot, madje as nuk i kupton, çështja ndryshon rrënjësisht. S’të ndihmon dot asnjë asnjë manual. Bëj të vetmen gjë që në vendin e dominuar nga kurvat dhe kurvarët një femre për së mbari i lejohet. Hidhu nga një grataçiel. Coptohu mbi trotuar. Prit nja dhjetë minuta sa të vijë një mjek ta masi pulsin e ndalur. Prit dhe nja 35 minuta të tjera sa të vijë një ambulancë t’i mbledhi copat e hallakatura në një thes. Pastaj, si kurvë që s’je, ngjitu atje ku vendin e ke, në Qiell.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

G Bani nuk merr mësim - përfshihet në një përplasje të ashpër me banorin e ri - i afrohet edhe te fytyra

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Noizy i dërgon dron Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe