Mantra e cila ju lidh me Universin: Lutja shëruese So’ham relakson muskujt dhe mendjen
Mantra So’ham është një nga mantrat më të njohura dhe më të thjeshta në traditën e jogës dhe meditimit, me rrënjë në filozofinë Vedantike dhe tantrike
Mantrat janë tinguj, rrokje apo fjalë të cilat kanë forcën që ta ndryshojnë vetëdijen tonë. Mësoni se si So’ham mantra e fuqishme lidhet me Universin.
Sipas traditës veda, mantra So’ham konsiderohet mantër universale e cila përdoret për t’u identifikuar me realitetin përfundimtar dhe Universin.
Mund të përkthehet edhe si “Unë jam Ai” dhe kjo deklaratë paraqet përgjigjen e pyetjes së mantrës Hamsa, e cila thotë “Kush jam Unë?”
Funksioni më i rëndësishëm i kësaj mantre është lidhja me njerëzit, sepse tingulli të cilin e prodhon është si tingull i frymëmarrjes, ndërkaq të gjithë njerëzit marrin frymë, apo jo?
Me këtë mësojmë që të gjithë ne ndajmë të njëjtën natyrë, stil jete, prejardhje dhe Krijues, transmeton Telegrafi.
Pjesa e parë e mantrës shqiptohet si 'sooo' e zgjatur dhe shqiptohet me rastin e marrjes frymë derisa pjesa tjetër e mantrës shqiptohet si 'hummm' me rastin e nxjerrjes së frymës.
Kështu krijohet natyra e vibracioneve dhe lehtë relaksohet sistemi nervor.
Kjo mantër është një ndër mënyrat më të thjeshta që të qetësojmë mendjen tonë dhe t’i relaksojmë muskujt.
/Telegrafi/































