Manekinia ka ndryshuar në mënyrë drastike imazhin, bart balluke të cilat rrallëkujt i rrinë mirë (Foto)

Njëra ndër manekinet më të famshme të kohës së sotme, Gigi Hadid, rrallë eksperimenton me imazhin e saj.
Tani në Instagram ka publikuar videon nga xhirimi i editorialit për revistën italiane “Vogue” në të cilën është lavdëruar me balluket e reja, të shkurtra të cilat vërtet rrallëkujt i rrinë kaq mirë, transmeton Telegrafi.
Në xhirim Gigi ka grim shumë mbresëlënës dhe frizurë “wetlook”, flokë dhe balluke ngjyrë të errët. Pra, ajo shumë rrallë ndryshon imazhin, andaj ky ndryshim vërtet ka befasuar.
Gigi, sipas listës të cilën e ka publikuar revista “Forbes” vitin e kaluar, është në vendin e pestë si manekinia më e pagur në botë me nëntë milionë e gjysmë dollarë profit në vitin 2017.
Para saj në listë janë Kendall Jenner, Gisele Bündchen, Chrissy Teigen dhe Adriana Lima.
/Telegrafi/






















































