LAJMI I FUNDIT:

Manekinia ‘e krisur’ në një minifund! Nëse nuk keni frymëzim, ajo është një burim i pafund idesh

Manekinia ‘e krisur’ në një minifund! Nëse nuk keni frymëzim, ajo është një burim i pafund idesh
profimedia

Heidi Klum konsiderohet pa dyshim një zonjë e guximshme!

Ajo ndihet të paktën njëzet vjet më e re, këtë e dëshmojnë stilet gjithnjë e më të guximshme dhe veshjet e diskutueshme.

Ajo nuk heziton të ecë rrugëve me një minifund, të cilin shumë të reja e shmangin.


Dekolte deri në kërthizë, korse të ngushta, fustane transparente – këto janë vetëm disa nga gjërat që Heidi vesh në ngjarje të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Disa do të thoshin se është një krizë e moshës së mesme, por manekinia e famshme është konsideruar gjithmonë si “e krisur”.

profimedia

Shpesh i pëlqen të flirtojë me paparacët dhe bën pozat më të çmendura.

Ndaj, as këtë herë nuk e ka anashkaluar ritualin e saj. Heidi është shfaqur me një minifund xhins dhe çizme të bardha të thella për xhirimin e spektaklit “America’s Got Talent”.

Ajo zgjodhi një pulovër të bardhë të lehtë dhe një çantë në të njëjtin ton – mbi supe. Stilin e vërtetë urban, të cilin e pëlqejnë të gjithë, e plotësoi me një kapelë të kaltër dhe syze dielli!

profimedia

/Telegrafi/