Mandarina mund të lehtësojë inflamacionin, të ulë kolesterolin dhe presionin e gjakut

Kur bëhet fjalë për frutat që të gjithë i shijojnë, ka kuptim pse mandarinat shpesh mbretërojnë në mënyrë supreme: Ato janë të lehta për tu qëruar, zbavitëse për tu ndarë dhe të shijshme për t’u ngrënë.
Por mbi të gjitha, këto fruta nga familja e portokallit janë gjithashtu plot përfitime shëndetësore, duke përfshirë të qenit një ndihmë e madhe për sistemin tuaj imunitar dhe kardiovaskular.
Çfarë janë mandarinat?
Mandarinat mund të jenë pak konfuzese pasi duken aq të ngjashme me agrumet e tjera, duke përfshirë portokallin normal. Por, portokalli është zakonisht më i madh dhe më i pabarabartë, me një strukturë me guralecë në krahasim me formën e vogël dhe të lëmuar të një mandarine. Mandarinat janë zakonisht shumë më të vogla në madhësi dhe më të ëmbla në shije.
Lajmi i mirë është se cilido nga këto fruta në familjen e agrumeve ka përfitime të ngjashme shëndetësore, kështu që ju me të vërtetë nuk mund të gaboni duke zgjedhur ndonjë prej tyre.
Përfitimet ndaj inflamacionit
Ashtu si agrumet e tjera, mandarinat janë të pasura me antioksidantë, vitaminë C dhe komponime anti-inflamatore që mund të zvogëlojnë ënjtjen, të luftojnë radikalet e lira që dëmtojnë qelizat dhe të parandalojnë shenjat e plakjes. Në fakt, aftësia e tyre për të mbrojtur qelizat tuaja nga pushtuesit gjithashtu mund t’i ndihmojë atp të vrasin qelizat kanceroze.
Përfitimet ndaj kolesterolit
Për shkak se mandarinat janë gjithashtu të larta në fibra, ato kontribuojnë në uljen e kolesterolit tuaj. Për ta bërë këtë, ata formojnë një lloj paste në zorrë dhe sigurohen që ushqimi është duke bërë rrugën përmes sistemit tuaj të tretjes në kohën e duhur; është vendimtare që trupi të thithë format e kolesterolit “të mirë” që zbresin në këtë trakt.
Përfitimet ndaj presionit të gjakut
Studime të shumta kanë lidhur agrumet si mandarinat me uljen e presionit të gjakut . Shkencëtarët besojnë se një pjesë e kësaj ka të bëjë me efektin që mund të kenë në ruajtjen e niveleve të duhura të kolesterolit, por është gjithashtu për shkak të komponimeve të quajtura flavonoide, e cila rregullon nivelet e oksidit nitrik në gjak dhe mban hipertensionin larg. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker