LAJMI I FUNDIT:

Mancini: Të vazhdojmë kështu

Mancini: Të vazhdojmë kështu

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, është shprehur i kënaqur me paraqitjet e skuadrës së tij në disa prej ndeshjeve të fundit dhe ka kërkuar të vazhdohet në këtë mënyrë.

Nerazzurrët fituan me rezultat 3-1 kundër Palermos dhe qëndrojnë pesë pikë prapa Romës në garën për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.

“Merituam të ishim 3-0 në pjesën e parë, por bëmë një gabim naiv duke i lejuar të ktheheshin në lojë. Duhet të përmirësohemi në atë aspekt”.


“Shpresojmë të vazhdojmë kështu, duhet të luajmë mirë për të konfirmuar atë që kemi treguar në ndeshjet e fundit”.

“Qasja ndaj ndeshjes ishte e mirë, shënuam dy gola të hershëm dhe patëm shanse për disa të tjerë”, ka deklaruar Mancini për Mediaset Premium. /Telegrafi/