LAJMI I FUNDIT:

Mancini: Do të rri te Interi

Mancini: Do të rri te Interi

Në prag të përballjes së nesërme kundër Napolit, trajneri i Interit, Roberto Mancini ka analizuar Interin dhe synimet për pjesën e mbetur të kampionatit.

“Vendi i tretë duket larg dhe mund të them se është vështirë të kapet, por kampionati nuk është mbyllur ende dhe kemi shanse. Do të jetë vështirë kundër Napolit, pasi mendoj se janë të rrezikshëm edhe pa prezencën e Higuainit”.

“Tohir ka premtuar se do të forcojë më shumë Interin në prag të sezonit të ri ndaj dhe mendoj se afati kalimtar do të sjellë lojtarët që na mungojnë. E kam thënë dhe dua ta përsëris. Nuk e mendoj largimin, do të qëndroj në Milano”.


“I kam kaluar problemet me trajnerin e Napolit. Nesër do t’i shtrëngoj dorën. Mungesa e Higuainit nuk do të thotë që Napoli do të dobësohet. E njoh mirë Mertensin dhe Gabiadinit ndaj dhe duhet të tregojmë kujdes prej tyre”.

“Mbrojtësit turk Erkin po i skadon kontrata me Fenerbahcen dhe mendoj se do të jetë një blerje me vlerë për Interin pasi vjen me parametra zero”.

“Preferoj të mos jap asnjë koment rreth shkarkimit të Mihajlovicit nga Milani”.